Futboll Sport

NJË HOLANDË ME STILIN E LOJËS SË CONTES/ Trajneri De Boer: Është idealja për ne, do të më ndihmojë…

Holanda po i afrohet Europianit me shumë skepticizëm, duke qenë se pas barazimit kundër Skocisë ishin të shumtë ata që sulmuan trajnerin Frank de Boer për ndryshimin e skemës, duke kaluar nga 4-4-2 dhe 4-3-3 në një 3-5-2 që u duk se nuk funksionoi në miqësoren e mbrëmjes së të mërkurës. Gjithsesi, tekniku i “Tulipanëve” nuk pranoi asnjë prej kritikave, por si gjithmonë e ngriti edhe më tepër zërin.

“Kush flet për faliment, nuk kupton asgjë nga futbolli. Unë di të them se jo vetëm jemi stërvitur mjaft mirë këtë periudhë, por duke parë edhe cilësitë e lojtarëve që kemi mendoj se ndryshimi i skemës ishte idealja për ne. Me -5-2 luan më mirë sidomos mbrojtja. De Vraj në Italia ka luajtur në mënyrë fantastike me këtë sistem, madje ka luajtur vetëm me atë sistem mes Lacios dhe Interit.

Prandaj, ai do të më ndihmojë edhe më shumë në përgatitjen e lëvizjeve që prapavija, por edhe repartet e tjera duhet të ndjekin. Por, mos mendoni se kam ndryshuar taktikë vetëm prej mbrojtjes dhe De Vrajit prej Kontes, pasi edhe futbollistë tëtjerë si Veghorst e Depai shprehen në mënyrë ekselente me këtë sistem. Dumfrais dhe Vijndal xhirojnë më lirshëm në mesfushë dhe mund të shfrytëzojnë më shumë hapësira.

Ndoshta ju mendoni se ne nuk punojmë në mënyrë intensive, por e vërteta është që kjo Holandë ka lojtarë të shpejtë, teknikë dhe nuk jam aspak i shqetësuar pas barazimit me Skocinë. Ne duhet të punojmë që të fusim të gjithë në ingranazhe, të shfrytëzojmë në mënyrë maksimale cilësitë që të gjithë kanë. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë, po punojmë në qetësi dhe do të jemi gati për ndeshjen e parë”, përfundoi De Bur.

Mendimet e trajnerit i mbështeti edhe lojtari që trajneri i Holandës thirri në apel, Stefan de Vraj: “3-5-2 është një skemë shumë interesante, të cilën unë e njoh me memorie dhe mos harrojmë se me të fitova titullin me Interin. Personalisht, besoj se edhe Holandës i përshtatet kjo, e kemi folur me trajnerin dhe me pjesën tjetër të skuadrës.

Në këto ditë që na mbesin duhet vetëm të kolaudojmë disa detaje, për të pasur atë sigurinë që nevojitet mes reparteve, ndonëse duke luajtur me më shumë lojtarë në mesfushë, ne mund të rreshtojmë një apo dy lojtarë me tepër që kanë shpejtësi, driblim, por ndoshta edhe një shkatërrues më shumë në varësi të rivalit. Besoj se jemi në rrugën e duhur, por duhet të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi shtylla e mbrojtjes së Interit

Related posts

MERKATO E VERËS/ Berisha pranë rikthimit në Serinë A, klubi italian gati të transferojë portierin e Kombëtares

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Wikipedia përjashton FURYIN, ARSYEJA është QESHARAKE

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ S’ka rinovim për dy lojtarë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit

Delo.autor

Leave a Comment