Futboll Seria A Sport

“TË LUASH THJESHTË ËSHTË GJËJA MË E VËSHTIRË E FUTBOLLIT”/ Suso luan shansin e fundit ndaj Spal, ja shifrat e krizës

Johan Krojf thoshte: “Të luash thjesht është gjëja më e vështirë e futbollit”. Dhe ndoshta këtij Milani i mungon pikërisht kjo, madje më shumë se kujtdo tjetër këtë “stil” duhet ta rigjejë Francisko Suso, anësori ofensiv i kuqezinjve, i cili nëse deri në sezonin e kaluar ishte idhulli i tifozërisë, sivjet është shndërruar në lojtarin më të kritikuar dhe ndoshta kjo me të drejtë.

Vërtet tifozët nuk janë ekspertë, as trajnerë profesionistë, por pa dyshim që dinë të kuptojnë kur një skuadër luan mirë apo keq apo për të njëjtin argument edhe për një futbollist të caktuar. Dhe mbase me të drejtë, sivjet ultrasit e Milanit kanë marrë në shënjestër spanjollin, i cili ka lënë shumë për të dëshiruar. Nëse numri 8 ishte pistoni i “Djallit” në korsinë e djathtë dhe lojtari që ndikonte më shumë edhe në golat e sulmuesve, falë krosimeve të shpeshta dhe të sakta në zonë, apo edhe me golat e tij vendimtarë, sivjet shifrat e Susos në krahasim me të një sezoni më parë janë vërtet për t’u harruar.

Negativiteti nis që nga shënimi i golave: zero sivjet, kundrejt 3 të realizuarve në të njëjtën periudhë, një sezon më parë. Gjithsesi, është e ditur se iberikasi nuk është shquar ndonjëherë si bomber, por ato që ndikojnë më shumë dhe justifikojnë nervozizmin e tifozërisë ndaj tij janë numrat që lidhen me detyrat që kërkon roli i tij, në korsinë e djathtë të fushës. Krosimet drejt zonës sivjet janë 10 më pak, kundrejt 43 që kishte “lëshuar” në 2018-2019-ën.

Zbritjen e tij në zonë dhe goditjet nga brenda saj janë në shifra edhe më të frikshme, 14 vjet dhe vetëm 2 sivjet; goditjet në kuadrat gjithashtu “qajnë”, duke qenë se janë 17 me 7, por edhe rastet për gol janë negative: 29 vjet dhe 22 sivjet. Prandaj, sot më shumë se kurrë Suso duhet t’i japë një kthesë të fortë sezonit të tij, ashtu sikurse edhe Milani.

Related posts

UEFA KA GATI PLANIN/ Champions League ndryshon tërësisht format. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

STARTI I SUPERLIGËS/ Duhej të ishte një festë por ndodhën përplasje, 11 metërshi i jep 3 pikët Skënderbeut

Sadik.Autor

PANIK NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Çiklisti rrëzohet dhe thyen brinjët. ja gjendja shëndetësore… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment