Futboll Shqipëri Sport

“JEMI DUKE I DHËNË “ARENËS KOMBËTARE” DORËN E FUNDIT”/ Flet Presidenti Duka: Ka disa oferta për emrin, rinovimi i Rejas…

Armando Duka, presidenti i FSHF-së, ka dhënë një intervistë për “News 24”, aty ku ka sqaruar se inaugurimi i “Arenës Kombëtare” do të bëhet në datën 17 nëntor. Gjithashtu ai ka prekur dhe disa tema të tjera duke nisur nga emri i stadiumit dhe rinovimi i kontratës së Rejës.

Dyshimet? “Po punohet me intesitet deri në datë 17. Tani jemi duke i dhënë dorën e fundit, duke montuar disa pajsje, duke pastruar dhe duke bërë gati të gjitha, për inaugurimin. Stadiumin e kanë inspektuar disa specialistë të UEFA-s, duke qenë se kemi dhe ndeshje me Ferancën, kanë aedhur dhe përfaqësues të mediave franceze, gazetarë, komentatorë. Specialistët kanë marrë shënim vërejtet, të cilat nuk janë shumë esenciale dhe po i riparojnë. Gazetarët dhe komentatorët do të vendosen në katin e parë në tribunë, pasi sipas tyre është dukur më e përshtatshme. Nuk ka asnjë dyshim që stadium do të inaugurohet në datë 17, vetëm forcat madhore e ndalojnë”.

Ceremonia dhe ardhja e Makronit? “Unë nuk jam në dijeni se Makroni sponsorizon kombëtaren, ndërsa Makronin e politikës e di më mirë Rama dhe jo ne”.

Emri i stadiumit? “Ne jemi në proces dhe për këtë. Janë disa oferta që shihen nga Komisioni i Prokurimit. Uroj që ta arrijmë në një përfundim të kënaqshëm përpara datës 17. Tribunat do të ketë emra personazesh sportiv dhe historik të vendit”.

Me sa pikë jeni i kënaqur? “I kënaqur jam me 6 pikë, disi i kënaqur me 4 pikë, ndërsa me 3 pikë më pak i kënaqur. Duhet të provojmë gjithçka pasi nuk kemi asnjë gjë për të humbur. E dimë që Franca është kampione bote, por ne do të provojmë ta nisin me fitore stadiumin e ri”.

Reja dhe rinovimi? “Besoj se do të jetë në krye të skuadrës. Nuk ka dyshime nga ana jonë, por duhet firmosur kontrata dhe të zyrtarizohet”.

Ligii i sponzorimit? “Uroj që data 17 mos të na kapë  pa përgjigje. E kam kërkuar publikisht dhe e kërkoj personalisht në takimin me specialistët që ky proces të bëhet para se të inagurohet ky stadium”.

Related posts

20 VJEÇARI LARGOHET NGA JUVENTUS/ Agnelli vendos ta huazojë sërish tek Cagliari mbrojtësin…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kroacia për “hakmarrje” me Spanjën, formacionet zyrtare

F.autor

PO SHKËLQEJNË/ NAINNGOLAN shfrenon fantazinë pas fitores: Duhet të kishim shënuar edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment