Futboll Sport

TEKNIKU AHMETAJ SI LUIS ENRIQUE/ Trajneri i Tiranës vëzhgon stërvitjen e ekipit…

Julian Ahmataj po ndryshon stilin e stërvitjes te Tirana. Gjithçka ndryshe nga çfarë kanë bërë të paktën katër trajnerët e fundit, Ilir Daja, Mirel Josa, Ze Maria dhe Ardian Mema.

Pas shumë kohësh në stërvitje, Ahmataj po vendos të bëjë gjëra të ndryshme që mund t’u bëjnë mirë bardhebluve. Faktikisht, e ka nisur nga “A”-ja, për t’u mësuar bardhebluve gjithçka për futbollin, ndërkohë që dje, veç këshillave të zakonshme, analizës me video që do të zhvillohet gjithmonë çdo të martë pasdite, Ahmataj dhe stafi i tij vunë në jetë diçka të veçantë.

Skuadra, pasi zhvilloi stërvitjet e zakonshme, u urdhërua nga trajneri Ahmataj që të rreshtohej në fushën e madhe. U hoq porta e lëvizshme dhe trajneri u ngjit në shkallën e fundit të tribunës së “Skënder Halilit” dhe kërkoi nga lojtarët të luanin.

Për gati 20 minuta, Ahmataj shikonte lojën nga ajri dhe korrigjonte lojtarët për pozicionin e tyre në fushën e lojës. Një gjetje për trajnerin që, gjithsesi e ka importuar nga trajnerë të tjerë. Në Shqipëri e bënte Xhani De Biazi kur ishte te Kombëtarja, ndërsa trajnerë të tjerë janë Bielsa apo edhe Luis Enrike.

Shkurt, te Tirana ka ndryshime të mëdha, duke filluar që nga modeli i stërvitjes. Veç të thirrurave nga lart, trajneri i ri ua demonstroi futbollistëve lëvizjet edhe në fushë. Nga ana tjetër, Ahmataj u ka bërë të qartë të gjithëve se vendimet e tij janë të pakontestueshme dhe do të luajë ai që e tregon veten në fushë.

KOMUNIKIMI – Jo rrallëherë këto ditë Ahmataj është parë që të flasë me lojtarë të ndryshëm në ekip, veçmas nga grupi. Hasani, Osmani apo edhe Lika kanë diskutuar gjatë me trajnerin për lëvizjet në fushën e lojës. Veprime këto që kanë lidhje me analizën që bëhet nga skuadra para çdo ndeshjeje.

STËRVITJA – Te Tirana ka ndryshuar edhe regjimi. Trajneri ka vendosur që stërvitja të zhvillohet rreth orës 12:00 dhe jo pasdite apo herët në mëngjes.

Mësohet se Ahmataj ka kërkuar që klubi të bëjë sa më shpejt gati hotelin ku do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës lojtarët. Nga ana tjetër, klubi është duke shtuar edhe mjetet e stërvitjes. Po bëhet gati një vaskë e madhe që do të mbushet me ujë e akull për rigjenerimin e lojtarëve.

Gjithashtu, vazhdon të jetë me dyer të mbyllura stërvitja. Edhe dje trajneri aplikoi ndryshime në formacion, por gjithçka do të vendoset në orët në vazhdim, kur do të mbyllen edhe përgatitjet për sfidën me durrsakët, skuadër të cilën Ahmataj e ka drejtuar gjatë karrierës së tij si trajner.

Related posts

IBRAHIMOVIC TEK MONZA/ Galliani zbulon prapaskenat: Po të kishte thënë po…

Delo.autor

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

FERENCVAROS MERR LAJMIN E KEQ/ Uzuni rezulton pozitiv me COVID-19, lojtari futet në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment