Futboll Sport

MIQËSORET KUNDËR BRAZILIT DHE URUGUAIT/ Thirren në kombëtare Messi dhe Dybala, ja kush mungon (FOTO)

Argjentina do të zhvillojë dy miqësore në muajin nëntor, respektivisht kundër Brazilit dhe Uruguait.

Skaloni ka thirrur 26 lojtarë për këto dy ndeshje, ku bie në sy emri i Mesit, i cili ishte dënuar me tre muaj mos lojë me kombëtaren, për shkak të fjalëve të ashpra në drejtim të organizatorëve të Kupës së Amerikës, pas ndeshjes së humbur kundër Brazilit.

Në listën me lojtarët e thirrur është edhe Dibala me Lautaro Martinez, të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë në Serie A, me Interin dhe Juventusin. Nuk ka vend në kombëtare për Ikardin, i cili pavarësisht formës shumë të mirë që po kalon te PSG-ja, përsëri nuk është thirrur nga Skaloni.

Lista e plotë e lojtarëve të thirrur:

Portierët: Markesin, Muso , Martinez.

Mbrojtësit: Andrada, Foyth, Saravia, Otamendi, Pecela, Roho, Kaneman, Taliafiko, Perez.

Mesfushorët: Rodrigez, Lo Kelso, Paredes, Domingez, De Paul, Akuna, Pereira, Okampos.

Sulmuesit: Mesi, Aguero, Niko Gonzalez, Alario, Lautaro Martinez, Dybala.

Related posts

U AFRUA ME BUJË NË “BERNABEU”/ Real Madrid merr vendimin e papritur për Luka Jovic

Delo.autor

REAL MADRID DEL ZBULUAR/ Klubi spanjoll mashtroi për çmimin e Hazardit

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Ndahet nga jeta legjenda meksikane…

Delo.autor

Leave a Comment