Boks MMA Sport

MCGREGOR ZYRTARIZON RIKTHIMIN/ Ja data e duelit të radhës në kafaz

Conor McGregor do të rikthehet në kafaz më datën 18 janar, në eventin që UFC do të zhvillojë në Las Vegas. Lajmin e konfirmoi vetë sportisti irlandez sot nga Moska, ku zhvilloi një konferencë për shtyp. Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse nuk duelon që nga tetori 2018, në eventin UFC-229, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov.

Gjatë konferencës, McGregor nuk përmendi se cili do të jetë rivali i tij, duke lënë të hapur çdo mundësi. Mësohet se dy janë kandidatët kryesor, Cerrone dhe Gaethje edhe pse irlandezi synonte përballjen me Khabib Nurmagomedov apo Frankie Edgar.

“Dua t’ju njoftoj se rikthim im në kafaz do të bëhet më datën 18 tetor, në “T-Mobile Arena” në Las Vegas. Nga dita e sotme janë 12 javë kohë për t’u përgatitur. Rivali im? Pyesni UFC-në, pasi nuk më plas fare se kush do të jetë ai. Më 18 janar do të nisë sezoni im i ri”, tha McGregor.

Gjithsesi, irlandezi dha një sinjal në lidhje me rivalët e ardhshëm. “Dua të dueloj me fituesin e sfidës mes Nate Diaz dhe Jorge Masvidal, për të nxjerrë gangsterin më të fortë. Më pas, synoj titullin kampion, për një duel mes Khabib dhe Tony Ferguson. Këtë duel do ta zhvilloj këtu, në Moskë”, tha më tej Conor McGregor.

Related posts

“ISHIN PERSONA ME MASKA”/ Tifozi i Kosovës rrëfen ngjarjen e turpshme të çekëve: Na sulmuan duke ngrënë bukë

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Arsenal nis ofertë për futbollistin shqiptar. E kërkojnë edhe në Serinë A

Delo.autor

MANCINI E GRUMBULLOI NË KOMBËTARE/ Agjenti sulmuesit Raspadori: Është lojtar i pjekur, nuk ka as tatuazhe

Delo.autor

Leave a Comment