Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E TIJ/ Myrto Uzuni shënon përsëri në Kroaci

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur me Vinogradarin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kroacisë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 për ekipin ku aktivizohet edhe lojtari shqiptar, Myrto Uzuni.

Në këtë ndeshje protagonist ishte edhe beratasi, i cili shënoi edhe një gol për Lokomotivën, në minutën e 76’ të ndeshjes. Uzuni vazhdon të tregojë edhe njëherë se është në një formë të mirë, teksa shpreson që të vazhdojë kështu.

Dy golat e tjerë për skuadrën e shqiptarit, u shënuan nga Marko Toliç, në minutat e 16’ dhe 91’. Uzuni është një titullar i padiskutuar te ekipi i tij, teksa nuk zhgënjen me paraqitjet e tij.

Related posts

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Juventusi pranon ofertën e rivalëve

Sadik.Autor

SUPERIORE/ Ja si do të rreshtohen “Ujqërit e Dëborës” dhe Tirana (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment