Formula 1 Sport

DEKLARATA E ASHPËR PËR MAX VERSTAPPEN/ Kolegët i dalin kundër: Është arrogant dhe i papjekur…

Edhe pse është duke mbyllur sezonin e tij të pestë në Formula 1, piloti holandez Max Verstappen ende konsiderohet si i papjekur. I këtij mendimi është një legjendë e këtij sporti si Jacques Villeneuve, që ka folur me tone të ashpra për Verstappen. Kjo deklaratë ka ardhur pas problemeve që pilot ii Red Bull kishte gjatë garës së fundit në Meksikë.

“Verstappen dha kohën më të shpejtë të shtunën, por u penalizua me 3 pozicione, pasi nuk respektoi flamujt e verdhë, pas aksidentit të botës. Edhe të dielën në garë pati probleme në pistë me Bottas e Magnussen. Gjithsesi, ai u zgjidh si “piloti më i mirë i ditës”.

“Të gjithë presim që Max të bëhet më koshient, por nuk arrin të bëjë hapin e madh. Sjellja e tij në pistë nuk është e denjë për një pilot të Formula 1. Nuk e kuptoj se si njerëzit e zgjedhin si pilotin e garës. ndoshta ata nuk kuptojnë nga ky sport. Është arrogant dhe i papjekur, duke hedhur poshtë fitoren”, tha Villeneuve, që u klasifikua i gjashti në Meksikë.

Related posts

CONTE BËHET ME “DHIMBJE KOKE”/ Ja cili futbollist i Interit dëmtohet sërish

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Apolonia-Tirana. Rezultati 0-1

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT SEFERI/ Sulmuesi i Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë tek Teuta deri më…

Delo.autor

Leave a Comment