Futboll Premier League Sport

XHAKA “NGUJOHET” PAS PËRPLASJES ME TIFOZËT/ Shokët e skuadrës i shkojnë në shtëpi

Kapiteni i Arsenalit reagoi ndaj vërshëllimave të tifozëve, duke iu thënë “f *** off”. Po ashtu, hoqi fanellën dhe hyri tepër i irrituar në tunelin e stadiumit.

Gjithçka ndodhi në barazimin 2-2 në shtëpi, ndaj Crystal Palace. Shokët e skuadrës ishin të shqetësuar për Xhakën pas ngjarjes në fjalë, ndaj e vizituan në shtëpi.

Lucas Torreira shpërtheu në lot, kur ndodhi incidenti. Ai u pa të ngushëllohej nga Hector Bellerin.

Madje, më pas iu drejtua turmës së tifozëve duke i pyetur pse vepruan në atë mënyrë.

Xhaka u konfirmua zyrtarisht kapiteni i Arsenalit pak më shumë se një muaj më parë, por ka të ngjarë që tani t’i hiqet shiriti.

Kur u pyet drejtpërdrejt në konferencën e tij për shtyp, nëse Xhaka do të mbetej kapiten, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, u përgjigj:

“Nuk është momenti të flas për këtë, sepse së pari duhet të flas me të dhe me klubin. 

Ne duhet të qëndrojmë të qetë, por, me të vërtetë, Xhaka gaboi.

Në një moment të vështirë, zemra jonë mund të jetë e nxehtë, por mendjet të të zgjuara.

Ne do të flasim për këtë, sepse reagimi ishte i gabuar.

Duhet të kemi shumë respekt për tifozët kur na duartrokasin, por edhe kur na kritikojnë”.

Related posts

E PABESUESHME/ Përjashtohen Khabib dhe McGregor! Ja çfarë vendosi sot Komisioni Sportiv

Isa.Autor

Transferimi i Deulofeu, Barcelona përcakton çmimin e tij

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, mesfushori shkodran prezantohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment