Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Gerard Pique tregon: Ishim të gatshëm të ulnim rrogat tona për…

Nejmar ishte një nga emrat më të diskutuar në merkaton e verës, teksa kërkonte me çdo kushte largimin nga PSG-ja, për tu rikthyer te Bracelona.20171228-The18-Image-Pique-Ney

Braziliani ishte shumë afër rikthimit te katalanasit, por marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit, dhe sulmuesi u detyrua të qëndrojë të paktën deri në merkaton e ardhshme, në Paris.

Për këtë ka folur edhe kapiteni i Barcelonës, Zherard Pike, i cili në një intervistë është shprehur se disa lojtarë ishin gati të ulnin rrogën për të rikthyer Nejmarin: “Pasi folëm me presidentin Bartomeu në verë, disa lojtarë ishim të gatshëm për të ulur rrogën e tyre për të rikthyer Nejmarin. Duhej të gjendej një formulë për nevojat e klubit dhe lojtarit.neymar-barcelona-2

Klubi na tha se ishte një ide e mirë, por më pas kishte disa probleme në negociata, dhe marrëveshja nuk u mbyll. Largimi i brazilianit? Ne e këshilluam atë të qëndronte. I thamë se ai do të shkonte në një burg prej ari, por atje nuk do të ishte i lumtur.”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Related posts

NUK PREFEROHEJ NGA GATUSSO NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori pranë kalimit te skuadra e Serie A…

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Vinicius driblon mbrojtësit kundërshtar dhe ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

“E LAN PA BUKË”/ RONALDINHO në telashe, gjykata i konfiskon asetet me vlerë sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment