Futboll Sport

CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Tre lojtarë jashtë planeve të teknikut italian, ja emrat

Pavarësisht ankesave për kalendarin, Antonio Konte pas fitores ndaj Breshas qartësoi edhe një herë tjetër se Interit i mungojnë alternativat nga stoli, sidomos në një moment të tillë ku ka shumë dëmtime si Aleksiz Sançez (rikthehet në janar), Danilo D’Ambrozio (nuk dihet kur kthehet, Stefano Sensi dhe Matias Vesino (do të tentojnë të rikthehen me Bolonjën).

Në merkaton e verës drejtuesit shpenzuan 200 milionë euro (pavarësisht se disa operacione u kryen me huazime dhe do të shlyhen në të ardhmen). Fakti që nuk bënë shumë shitje (lojtarët kryesorë janë në huazim), u limituan që të kënaqnin më tepër Antonio Konten.

Ky i fundit i ka idetë të qarta dhe profilet e lojtarëve që kërkon të stërvitë. Kërkon ndërhyrje në merkaton e janarit për të përmirësuar situatën dhe për të forcuar organikën e skuadrës. Kur trajneri nga Leçe foli për një projekt, mes rreshtash kuptohej që t’i rrëmbejë titullin Juventusit. Kjo duket shumë e vështirë, por zikaltrit do të provojnë deri në fund atë 1% shans që kanë. Antonio Konte kërkon ndryshimin e skuadrës sepse ka nxjerrë jashtë projektit të tij disa futbollistë që deri një vit më parë konsideroheshin shumë të rëndësishëm.

mateo politano

Mateo Politano duket se nuk bind aspak në repartin e sulmit dhe në hierarki ai është parakaluar nga 17-vjeçari Sebastiano Esposito. Ish-lojtari i Sasuolos mund të largohet në mënyrë që t’i hapë vendin një tjetër transferimi në sulm. Në mesfushë Borha Valero dhe Matias Vesino nuk konsiderohen më pjesë e projektit. Konte ka në mendjen e tij të tjerë futbollistë si Vidal, Matiç dhe Rakitiç.

Related posts

Lacazette shënon gol ndaj Atletico Madridit (VIDEO)

Sadik.Autor

Neymar shkruan historinë/ PSG “dërgon” Liverpoolin në Europa League

Isa.Autor

BEFASON sërish John TERRY/ Merr vendimin DRASTIK për karrierën e tij (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment