Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA MBIJETON NË SUPERIORE/ Tre super gola gjunjëzojnë Besëlidhjen në “Loro Boriçi”

Vllaznia ia del të qëndrojë në Superiore për sezonin e ardhshëm. Shkodranët kanë triumfuar ndaj Besëlidhjes ditën e sotme me rezultatin 3-1 në ndeshjen “play out”.

Ndeshja nisi mirë për ekipin e Hysen Dedja, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë falë dy supergolave të Arsid Krujës në minutën e 15-të dhe të Markut në minutën e 18-të.

Pas kësaj, Besëlidhja u hodh para dhe arriti të gjente golin me anë të Xhorxheviç në minutën e 32-të. Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e shkodranëve që gjetën golin e qetësisë me anë të Gilman Likës në minutën e 77-të, duke siguruar kështu qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali. Rezultati 1-0

Delo.autor

BROJA LA FUSHËN I DËMTUAR/ Trajneri i shqetësuar për yllin “kuqezi”: Nuk ishte në gjendje të vazhdonte

Delo.autor

JUVE KRYESON FRIKSHËM/ Ancelotti: Scudetto duhet të jetë një ëndërr, jo utopi

Isa.Autor

Leave a Comment