Futboll Seria A Sport

GATI 8 MILIONË EURO MARRËVESHJE/ Ibrahimovic rikthehet në Serie A, por këtë herë tek klubi…

Zlatan Ibrahimoviç është gati të rikthehet në Serinë A, por këtë herë për të veshur një tjetër fanellë, atë të Bolonjës, pas eksperiencave me Juven, Interin dhe Milanin.

Sulmuesi suedez, i cili u shpreh i irrituar pas eliminimit nga “play-off”-et, do t’i japë lamtumirën SHBA-së për të rizbarkuar në Europë, nën urdhrat e trajnerit Sinisha Mihajloviç.

Ai që ndez ëndrrat e tifozërisë kuqeblu është njeriu i merkatos, Valter Sabatini, i cili dje specifikoi: “Zlatan Ibrahimoviç ka shumë dëshirë që të firmosë me Bolonjën, pasi ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin Mihajloviç.

Për këtë temë do të bisedojmë edhe në ditët në vazhdim, ndonëse firma do të varet nga një takim që mund të ketë mes Sinishës dhe Ibrës në vazhdim”. Ndërkohë, ky lajm ka ekzaltuar disa nga sponsorët e skuadrës së Bolonjës, të cilët janë gati të mbledhin 8 milionë euro, të cilat do të shkonin për pagën 18-mujore të suedezit.

Related posts

E RËNDË NË BERAT/ Tifozi i Tomorit tërhiqet zvarrë dhe qëllohet me shkop bejsbolli

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Tifozët gjejnë mënyrë për ta shikuar garën me vinça (FOTO)

Delo.autor

TRIUMF MADHËSHTOR/ Bayern mposht Gladbach me goleadë dhe feston titullin kampion të Bundesligës

Delo.autor

Leave a Comment