Futboll Kategoria Superiore Sport

“30 SEKONDA DUKESHIN PAFUNDËSI”/ Lojtari serb në Superiore tregon tmerrin: Tërmeti më nxorri nga…

Mbrojtësi serb i Laçit, Aleksandër Ignjatoviç, ka dhënë një intervistë për median “Blic Sport”, ku siç e përshkruan, kaloi një dramë të vërtetë.

ignjatovic laci

TMERRI – Kalova një natë dramatike pas ndeshjes që luajtëm ndaj Partizanit në Elbasan. Javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por jo si ai i natës së kaluar. Ndodhi në orën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë. Ishte ora 4 pas mesnate. U zgjova në panik, dhe sapo ndodhi dola nga krevati. U trondit për 20 apo 30 sekonda, dhe kjo periudhë e vogël dukej si pafundësi. Valët e tërmetit vijuan, dhe u ndjeva sikur po ndodhnin turbulenca në një fluturim ajror. Në atë moment mendova më të keqen.

 

DËMET – Muret e shumë ndërtesave në Tiranë janë çarë, ndërsa më e keqja ka ndodhur në Durrës. Ndikimi ishte i fortë. Të gjithë dolën nëpër rrugë pas tërmeti, dhe qëndruan jashtë deri në 7-8 të mëngjesit. Të gjithë ishin të frikësuar, dhe më pas me ngadalë po shkonin në shtëpi për të parë dëmet.

KLUBI – Edhe pse kishim stërvitje sot, klubi ka pushuar. Nuk kemi dalë në fushë. Do shohim cili do jetë vendimi i drejtuesve. Situata është alarmuese, dhe me siguri do shtyhen edhe ndeshjet.

serb

PANORAMASPORT.AL

Related posts

KAOS TEK BARDHEZINJTË/ Juventus ndryshon “lëkurë”, tifozët dalin kundër (FOTO)

Isa.Autor

“MË MORE LORIKUN, TË URREJ”/ Monika i kthen përgjigje ndjekëses: Shpresoj që jeta jote të…

Delo.autor

POGBA APO HAZARD? Ja kë blerje dëshirojnë lojtarët e Real Madrid në verë

Delo.autor

Leave a Comment