Futboll Sport

BOTËRORI U-17/ Brazili eliminon Italinë, merr fund aventura e portierit shqiptar me fanellën ‘axurre’

Italia e portierit shqiptar Marco Molla u eliminua nga Kampionati Botëror i 17-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Brazil, pikërisht nga vendi organizator.

Selecao ishte shumë e fortë për përfaqësuesen e kaltër, që u mposht 2-0 në Goiana.

Në këtë mënyrë, dy sfidat gjysmëfinale të Botërorit të 17-vjeçarëve do të jenë Brazil-Francë dhe Meksikë-Holandë.

Golat për Brazilin u realizuan Patryck dhe Peglow në pjesën e parë falë asisteve të Pedro Lucas.

E papërmbajtshme Franca, që mposhti me rezultatin 6-1 Spanjën në çerekfinalen tjetër.

Related posts

Gattuso: Rëndësi kishte fitorja, kaluam një traumë…

Sadik.Autor

CHELSEA-SHEFFIELD WED/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon Christensen (VIDEO)

Delo.autor

 E DASHURON FANELLËN/ Mbrojtësi i MILANIT refuzon PSG, tani e pret sfida me LAXALTIN

Isa.Autor

Leave a Comment