Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ LIGA E KOMBEVE: Maqedonia me 6 shqiptarë në fushë, Holanda dhe Gjermania duan maksimumin

Përfunduan pak më parë 6 sfida e para të ditës së sotme të Ligës së Kombeve, por padyshim e gjithë vëmendja është te kryendeshja Holandë-Gjermani që ka startuar në orën 20:45. Tulipanët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Francës, ndërkohë që “panzerat” barazuan në shtëpi, përballë kampionëve në fuqi të botës. Një fitore në sfidën e sotme, do t’i mbante gjallë shpresat për vendin e parë.

Një përballje mjaft interesante dhe ajo mes Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit. Skuadra e trajnerit Angelovski ka në formacionin titullar plot 6 shqiptarë. Bejtullai, Musliu, Alioski, Hasani, Elbas dhe Bardhi e kanë nisur sfidën nga minuta e parë.

Sfida e orës 15:00 mes Sllovakisë dhe Çekisë ishte ajo që ngriti siparin e ndeshjeve të ditës së sotme. Skuadra mike arriti të triumfonte me rezultatin 1-2 falë golave të Krmençik dhe Shik.

awdasd

Surpriza më e madhe e ditës së sotme është padyshim triumfi në transfertë i Gjibraltarit ndaj Armenisë, i pari në historinë e kësaj kombëtareje jashtë fushe që pas krijimit.

PO LUHEN: 

Holandë-Gjermani 0-0

Irlandë-Danimarkë 0-0

Bullgari-Qipro 0-0

Maqedoni-Lihtenshtein 0-0

KANË PËRFUNDUAR: 

Norvegji-Slloveni 1-0

Selnaes 45+5′ 

Armeni-Gjibraltar 0-1

Çipolina 50′ 

Gjeorgji-Andorrë 3-0

Vako 33′ , 84′ 

Letoni-Kazakistan 1-1

Karasauskas 40′ / Zainutdinov 16′ 

Sllovaki-Çeki 1-2

Hamshik 62′ / Krmencik 52′, Shik 76′ 

Related posts

FORMULA 1/ Leclerc shpall objektivin: Mund t’ia dalim mbanë të kapim atë vend

Delo.autor

LAZIO shtang MILANIN në frymën e fundit, Strakosha ruan vendin e Championsit (VIDEO)

Isa.Autor

AKUZA TË ASHPRA/ Mbrojtësi Pique rrezikon të dënohet nga Federata Spanjolle

Delo.autor

Leave a Comment