Futboll Seria A Sport

CONTE ME DHIMBJE KOKE/ Mbyll vitin për shkak të dëmtimit titullari i Inter…

Interi mposhti me rezultatin 0-3 Torinon ditën e djeshme në transfertë, por në kampin zikaltër përveç fitores kishte edhe lajme negative.

Në fund të pjesës së parë Nikolo Barela pësoi një dëmtim në gjurin e tij të djathtë, dhe për këtë arsye u zëvendësua nga Konte.

Nga pamjet  u duk sikur lojtari kishte një dëmtim të rëndë, teksa tek Interi ishin në pritje të përgjigjes nga analizat më të detajuara. Pikërisht ditën e sotme ka dalë edhe përgjigjja e analizave, dhe lojtari do të qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj.

Italiani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe koha e rikuperimit pritet të jetë rreth një muaj, dhe si pasojë e kësaj lojtari praktikisht e ka mbyllur këtë vit dhe pritet të jetë i gatshëm për zikaltërit në 2020-ën.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 4-0

Delo.autor

100% NEGATIV PËR ZIKALTËRIT/ Asnjë goditje në portë për 90 minuta, ndeshja më e keqe sezonale për…

Isa.Autor

VAZHDON TË SHKRUAJË HISTORINË/ Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Delo.autor

Leave a Comment