Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Tirana. Rezultati 2-1

Ka startuar në orën 16:30 supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Një përballje që në vitet e fundit ka prodhuar spektakël, teksa të dyja skuadrat kanë shkruar historinë e futbollist shqiptarë në dekadat e fundit.

Për sa i përket tifozerisë, atmosfera në shkallë e stadiumit është e vakët, teksa afro 1000 tifozë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Për sa i përket formacioneve zyrtare, në radhët e korçarëve vihet re aktivizimi i Esien nga minuta e parë, ndërkohë që bardheblutë e Ahmatajt, e nisin sfidën pa qendërsulmues të deklaruar.

LIVE| Skënderbeu-Tirana 2-1

Krasniqi 18′ , Ndeki 87′ 

KOMENTI LIVE: 

87′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Korçarët shënojnë golin e sigurisë me anë të futbollistit afrikan Ndeki. Pas një shpërthimi të Oto Xhon, ky i fundit ka pasuar për Ndeki, që brenda zonës, me një gjuajtje të saktë ka dyfishuar rezultatin! 

86′ Probleme për Dejvi Bregun, i cili pëson një tërheqje dhe lë fushën e lojës me barelë! Vendin e tij e zë Oto Xhon!

81′ Zëvendësim i parë te Skënderbeu, largohet nga fusha mesfushori Esien, vendin e tij e zë Elezi!

80′ Zëvendësim i fundit tek Tirana, largohet Halili, vendin e tij e zë Ernest Muçi!

77′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Vangjeli provon me një gjuajte brenda zonës, por ndalet mjaft mirë nga portieri Koliçi!

75′ Tirana hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, pas një harkimi nga e djathta, të Kobina, Pëllumbi largon rrezikun në këndore!

68’ Mundësi e mirë për Skënderbeun me anë të Bregut i cili merr topin në zonë por humbet mundësinë për të krosuar në momentin e parë dhe topi del në fundore.

60′ Tirana fiton teren në fragmentin e dytë të lojës, teksa tenton të depërtojë në zonën korçare, po mbrojnë mirë futbollistët bardhekuq!

55′ Pranë golit të dytë Skënderbeu! Bregu shërben për Krasniqin brenda zonës, por del mjaft mirë portieri Lika, i cili iu heq një shans të artë shënimi korçarëve!

47′ Ndeki i papërmbajtshëm nga e djathta, provon me një gjuajtje të befasishme, por grushton portieri Lika në këndore!

46′ Starton pjesa e dytë! Trajneri Ahmataj bën 2 zëvendësime. Largohet nga fusha Karabeci, vendin e tij e zë Celhaka. Ndërkohë largohet edhe Kale për Majkëll Ngoo!

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gripshit!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

40′ Pranë golit Tirana, por Grent Halili, nuk mund të devijojë pas harkimit mjaft të bukur të Kobina!

32′ Rasti më i mirë për Tiranën, për të barazuar rezultatin, por reagon mjaft mirë portieri Koliçi, pas gjuajtje të Kale, ndërkohë Pollozhani bën më të sigurtën dhe largon rrezikun në këndore!

28′ Bregu merr një asist nga Gripshi dhe provon të niset drejt zonës, por del mjaft mirë portieri Lika, i cili largon rrezikun.

24′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana me Kale, gjuajtja e brazilianit shkon mbi kuadrat!

23′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Ndeki, por futbollisti bardhekuq tregohet egoist duke mos pasuar për Bregun, teksa gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit!

18′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohen shifrat! Vendasit kalojnë në avantazh! Krasniqi gjen rrugën e rrjetës! Pas një depërtimi fantastik të Gripshit nga e majta, ky i fundit servir për sulmuesin e Skënderbeut brenda zonës, i cili gjuan saktë duke tundur rrjetën! 

13′ Pesë goditje këndi të fituara nga skuadra korçare që shfaqet dominuese në këto minuta të para!

6′ Goditje dënimi për Skënderbeun! Provon Pollozhani me një gjuajtje kërcënuese, por topi shkon ngjitur me shtyllën!

3′ Tirana kërkon të kundërpërgjigjet me një goditje dënimi nga e djathta, por pas harkimit Karabecit, gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje.

1′ Nisje spekolare për Skënderbeun! Pranë golit korçarët me anë të Gripshit, i cili lëviz bukur brenda zonës, gjuan, por ndalet nga portieri Lika. Goditje këndi për korçarët!

Related posts

PARTIZANI-LAÇI/ Gega kërkon të mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“JUVENTUS DUHET TË TRESI HUMBJEN E FUNDIT”/ Legjenda e Italisë: Superkupa? E paparashikueshme, edhe pse…

Delo.autor

NGA TRAJNERI I RI TEK MERKATO/ Gazmend Demi rrëfen: Rama po merret me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment