Futboll La Liga Sport

“DE JONG DUHET TË PËRMIRSOHET NË LOJËN KOLEKTIVE”/ Ironia e Valverdes: Nuk ma sugjeroi askush këtë opsion për Neymar…

Ernesto Valverdes nuk i pëlqen aspak kur i flasin për Nejmarin në konferencë dhe këtë herë ka vendosur që të bëjë ironi me brazilianin.

Trajneri i Barcelonës thotë se askush nuk i ka kërkuar që ta ulë rrogën (Pike tha se lojtarët ishin të gatshëm ta ulnin rrogën vetëm që të kthehej Nejmari) për rikthimin e brazilianit. Përpara ndeshjes me Levanten ai kërkoi që skuadra të vazhdojë të ruajë këtë ritëm dhe të mbajë vendin e parë.

Levante – “Është një skuadër që përpiqet të bëjë presion lart dhe ka shumë alternativa në repartin e sulmit. Në tërësi sulmon me shumë lojtarë dhe nëse ata të rrëmbejnë topin, kanë kundërsulm vrasës. Morales dhe Hernani janë futbollistë shumë të shpejtë. Mund të ndodhë gjithçka në këtë ndeshje. Është e vërtetë që janë në një moment paqëndrueshmërie, por do të përpiqen të bëjnë ndeshje të madhe”.

Grizman – “Ai ka luajtur rregullisht deri tani dhe në ndeshjet e fundit më është dashur të bëj ndryshime. Nuk më pëlqen aspak të flas për të prekshëm dhe të paprekshëm te Barcelona. Ai do të vazhdojë të luajë në rast se i përmbush detyrimet që ka në fushë”.

Nejmar – “Nuk e di që lojtarët ishin të gatshëm të ulnin pagën e tyre vjetore për të rikthyer Nejmarin. Mua nuk ma sugjeroi askush këtë opsion”.

Pritshmëritë – “Nëse je i pari, do të thotë se gjërat janë mirë dhe ashtu siç duhet. Na kanë mbetur edhe shumë ndeshje, të cilat janë të vështira si ajo e nesërmja (sotmja).

Pushim – “Nuk e di pse befasoheni dhe mendoni që janë shumë ditë pushim për lojtarët. Mua më duken pak. Do të jap 4-5 ditë pushim kur të jenë ndeshjet e kombëtareve. Nuk kam ndërmend që t’i ndryshoj planet e mia”.

Mesi – “Ne e dimë shumë mirë që kur është në aktivitet me Barcelonën, nuk mund t’ia ndalojmë grumbullimin me kombëtaren e Argjentinës”.

Umtiti – “Do të shohim se si do të na përgjigjet në stërvitjen e fundit, pastaj do të vendosim të gjithë bashkë për të mirën e skuadrës dhe lojtarit. Lengle po kalon një moment fantastik, por Samuel është gati për t’i rrëmbyer vendin”.

Mesfusha – “Jemi duke alternuar futbollistët, sepse kemi shumë mundësi dhe alternativa. Është e qartë se De Jong na jep shumë freski në mesfushë, përtej faktit që e zotëron topin shumë mirë ashtu si lojtarët e tjerë. Në këtë aspekt na ndihmon shumë edhe forca fizike që ka, nuk është aspak rastësi. Duhet të përmirësohet ende në lojën kolektive”.

Ansu Fati – “Nuk jam penduar aspak që e kam përfshirë në skuadrën e parë. Ai është shumë i ri dhe do të përmirësohet akoma më shumë. E di që kur del një lojtar i tillë dhe i ri, ka shumë pritshmëri. Në fund të fundit, gjërat janë ashtu siç duhet të jenë. Fati duhet të mësohet që të gjejë ritmin e ndeshjeve, të rritet fizikisht dhe të punojë për t’u bërë i fortë”.

Mbrojtja – “Më e mira është që t’i kem të gjithë mbrojtësit në dispozicion. Kur mungon ndonjëri, kam mundësinë që të afroj të tjerë nga ekipi B”.

Related posts

MILAN-BOLOGNA/ Calhanoglu shënon me “ndihmën” e portierit (VIDEO)

Delo.autor

“GRAN GALA” 2019/ Berisha dhe Gjimshiti në “Skuadrën e vitit”, Ronaldo “Futbollisti i sezonit”. Ja të gjitha çmimet

Delo.autor

PLAS NË “LORO BORIÇI”/ Policia përplaset me tifozët e Partizanit. Shoqërohet menaxheri i klubit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment