Futboll Sport

DERBI I SOLIDARITETIT/ Partizani-Tirana në Air Albania për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Derbi i solidaritetit. Klubi kampion i Partizanit po kërkon që sfidën e javës së 15-të me Tiranën, ta shfrytëzojë për t’i ardhur më tepër në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke treguar dhe njëherë solidaritetin e botës së futbollit me ngjarjet tragjike që kanë përfshirë Shqipërinë në javët e fundit.

Klubi i kuq ka paraqitur një kërkesë në FSHF, që kjo sfidë të luhet në Air Albania Stadium dhe të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për të prekurit e tërmetit. Klubi i kuq i ka kërkuar qeverisë së futbollit në Shqipëri, që për këtë shkak të ketë dhe një tolerim për pagesën e qirasë së stadiumit, në mënyrë që e gjithë shuma që do të grumbullohet nga biletat të shkojë për një solidaritet human.

Nisma e klubit të Partizanit, mund të jetë një mundësi e mirë që dhe vetë njerëzit dhe jo vetëm tifozët, të japin kontributin e tyre për tronditjen e tërmeteve të muajit nëntor duke mbushur kështu kapacitetin e stadiumit Air Albania.

Për momentin për këtë shkak se dhe Kategoria Superiore është shtyrë për një datë të pacaktuar, ndërkohë që nisma e filluar nga klubi kampion i Shqipërisë mund të pasohet dhe nga klube të tjera të Superiores që mund të shfrytëzojnë ndeshjet e kampionatit për të ofruar mbështetje financiare për të prekurit nga tërmeti në këto ditë të vështira për gjithë Shqipërinë, ku mbështetja nuk ka munguar as nga bota e futbollit.

 

Related posts

“DI MARIA” DHE “DYBALA” I RI/ Juventusi gjen talentet e së ardhmes

Delo.autor

VENTURA TRONDIT MILANIN DHE INTERIN/ Vetëm ky klub mund t’ja mari titullin Juves

Isa.Autor

U GRUMBULLUA TEK ANGLIA/ Ylli londinez mesazh Sarrit: Qëndroj tek Chelsea, por me një kusht…

Delo.autor

Leave a Comment