Futboll Seria A Sport

DUELI I PARË ME KAMPIONËT E ITALISË/ Trajneri Pioli përballë Sarrit, synon të thyejë tabunë

Stefano Pioli do të sfidojë për herë të parë në këtë sezon Mauricio Sarrin, ndonëse dueli i parë historik mes të dyve daton 14 vite më parë (sezoni 2005-2006), në Serinë B.

Në javën e shtatë, Modena mundte 2-0 Peskarën dhe i jepte trajnerit aktual të Milanit fitoren, falë një dopiete të Kristian Bukit, që si për ironi të fatit, sot drejton Empolin (në Serinë B), atë skuadër me të cilën Sarri fitoi kopertinat e Serisë A gjatë sezonit 2014- 2015 dhe që i shërbeu si trampolinë për të stërvitur në vitet e fundit në nivelet më të larta në Itali dhe Europë.

Ndërkohë, 8 precedentët e tjerë në karrierë mes Piolit dhe Sarrit janë që të gjithë mes 20 më të mirave të Italisë, me bilancin që flet në favor të juventinit, 5 fitore dhe 3 humbje, por edhe me një golavarazh në favor, 13-10. Ndërkohë, nëse shohim vetëm ndeshjet e luajtura në shtëpi, mes Sarrit dhe Piolit nuk ka histori, duke qenë se strategu aktual i “Zonjës së Vjetër” numëron 3 fitore dhe 1 barazim, duke i shënuar Piolit 10 gola dhe duke pësuar vetëm 1.

HUMBËSI DHE FITUESI – Ndërkohë, nëse dalim në precedentët historikë të dy trajnerëve me skuadrat që do të gjejnë sot përballë, Stefano Pioli do shpresojë që të thyejë një mallkim, që e përndjek gjatë gjithë karrierës së tij.

Trajneri i Milanit s’e ka përjetuar kurrë shijen e fitores ndaj Juventusit, teksa në 13 precedentë e ka parë veten 10 herë të mundur dhe në tri raste ka arritur që të marrë një barazim (golavarazhi 24 gola të pësuar, 5 të shënuar ndaj Juves). Ndërsa për Mauricio Sarrin është totalisht e kundërta.

Trajneri i bardhezinjve, gjatë eksperiencave në pankinat e Empolit dhe të Napolit, nuk ka humbur kurrë ndaj “Djallit”. Në 8 ndeshje, Sarri ka arritur të fitojë 4 takime dhe të barazojë po kaq (4), madje duke pasur edhe golavarazhin pozitiv nga ana e tij, 16 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar. Gjithsesi, sot në mbrëmje historia mund të ndryshojë, ose mund të vazhdojë të jetë po e njëjta për secilin prej dy strategëve…

Related posts

Botërori i penalltive? Rusia kalon Brazilin pas prezantimit të VAR

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ KORABIT PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Martini: E kishim vlerësuar shumë kundërshtarin

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Lovren ndëshkon Francën, Belgjika përmbys Islandën në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment