Futboll Sport

E BUJSHME/ Granit XHAKA nuk ka pranuar të luaj ndaj Leicester

Granit Xhaka i ka thënë trajnerit të Arsenal, Unai Emery se nuk mund të luajë kundër Leicester City.

Xhaka ishte figura kryesore në mediat britanike gjatë javës së kaluar, pasi pati një incident me tifozët.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur edhe shiritin e kapitenit tek ‘topçinjtë’, dhe së fundmi nuk ka pranuar të luajë kundër Leicester.

“Kam biseduar me të të martën, për atë se si ndihet dhe si po i ecin punët, pasi Xhaka po stërvitet mirë. Mirëpo ai me tha se nuk mund të luaj. Ne do ta presim,” ka thënë Emery për Granitin.

Xhaka nuk ka luajtur me Arsenal që nga incidenti që ndodhi në ‘Emirates’ kur ai ka fyer tifozët gjatë zëvendësimit të tij.

Thuhet se lojtari do të largohet nga Londra gjatë merkatos së janarit.

Related posts

UEFA përcakton arbitrat, Kukësi do të gjykohet nga gjyqtarë kroatë

Isa.Autor

“NUK E KUPTOVA RRËSHQITJEN, E HAPËN VETË KAMPIONATIN”/ Lika: Askush nuk besonte, Vllaznia e mbyll me trofe

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ Legjenda Giggs: Guardiola e Klopp vërdallë, Manchester United do 20 vite për të…

Delo.autor

Leave a Comment