Futboll Sport

E BUJSHME/ Milani kërkon me ngulm Demiralin, Juventusi gati t’i rrëmbejë “yllin” kuqezinjve

Pavarësisht kthimeve të Mateo Muzakios dhe Matia Kaldarës nga dëmtimet përkatëse (do të grumbullohen për sfidën me Napolin), Stefano Pioli mësohet t’u këtë kërkuar drejtuesve të Milanit t’i përforcojnë organikën me një mbrojtës kalibri gjatë merkatos së janarit. 

Merih-Demiral-Juventus

Kjo nevojë do të përmbushet me Merih Demiral. Mbi turkun ka rënë zgjedhja e “Djallit”, jashtë së cilës ka mbetur Daniele Rugani, i cili, me sa duket, nuk bind askënd në anët e Milanos kuqezi. Për 20-vjeçarin që te Juventusi zbarkoi këtë verë i ardhur nga Sasuolo, do të duhen 30 milionë euro.

Këtë shifër Boban e Maldini do të tentojnë ta sigurojnë me shitjet Frenk Kesit, Rikardo Rodrigezit dhe Fabio Borinit. Nga këta lojtarë mendohet se do të grumbullohet shuma për të mësyrë drejt Torinos me qëllimin për të rrëmbyer Demiralin.

KUNDËRPËRGJIGJJA 

E njohur prej kohësh me interesin e Milanit pasi palët kanë kontaktuar edhe gjatë verës, “Zonja e Vjetër” po përgatit një “replikë” për homologët kuqezinj. Në fakt, propozimit për Demiralin drejtorët Paratiçi e Nedved mendojnë t’i përgjigjen me një kërkesë e cila prek portën e “Djallit”.

Donaruma5

Në fakt, nuk është mister që Juvja do të tentojë të shesë gjatë verës Sheznin, pavarësisht se firma për rinovimin me polakun është thjesht çështje ditësh. Përveç 27-vjeçarit do të largohet edhe Bufon, ndaj bardhezinjtë duan t’i besojnë portën Xhanluxhi Donarumës, i cili do të gjente në Torino “truprojat” që e mbrojnë në ndeshjet me kombëtaren italiane (Kielini-Bonuçi.)

Duke qëndruar tek oferta për Xhixhon, në planin juventin është propozimi i kartonit të Demiralit plus një shumë prej disamilionë eurosh. Situata bëhet edhe më e favorshme për Juven, sepse kontrata e Donarumës skadon në verën e 2021-shit, ndaj Milani nuk ndodhet në kushte për të bërë rezistencë të madhe ndaj ofertave të majme, siç është ajo e “Zonjës së Vjetër”. I vetmi shans për kuqezinjtë është rinovimi i kontratës së gardianit, por me një menaxher si Mino Raiola në mes, situata nuk duket nga ato që “Djalli” mund të rrijë i qetë.

Related posts

FITORJA NDAJ SHQIPËRISË PËR “KATAR 2022″/ Portieri i Anglisë vendos rekord historik falë Myrto Uzunit

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Marrëveshja De Ligt-Juventus pritet të mbyllet…

Delo.autor

20 lojtarët më të shtrenjtë në botë, Ronaldo jashtë

Sadik.Autor

Leave a Comment