Futboll Sport

NOTAT, SHQIPËRIA/ Memushaj i jep frymëmarrje skuadrës, Lenjani i padukshëm. Reja gabon me…

Shqipëria humbi mbrëmjen e djeshme, me shifrat 0-2 në takimin e luajtur në “Air Albani Stadium, ndaj Francës, ndërsa “Panorama Sport” ju sjell notat e lojtarëve që ishin në fushë:

kombet

BERISHA 5 – Mund të bënte shumë më mirë te goli i parë, por dukshëm e nënvlerësoi rastin, pasi ndoshta nuk e mendonte kurrë se ajo goditje me kokë e Tolizos do të vinte nga ai pozicion. Në pjesën e dytë e shpëton skuadrën disa herë nga gola të sigurt.

veselo

VESELI 4.5 – Vuan shumë në duelet një për një dhe kjo u tregua në rastin e golit të dytë, kur kishte mundësitë të ndalet inkursionin e mbrojtësit francez, Dybua. Pozicional, por kjo nuk mjafton kur përballë ke sulmuesit e Francës.

74709214_2446456988786849_6481975462145818624_n

GJIMSHITI 4.5 – Mundohet të korrigjojë disa herë gabimet e shokëve, por e ka shumë të vështirë për të udhëhequr repartin. Skema me tre duket se nuk i përshtatet. Shpesh vendoset gabim dhe lë të lirë Zhiru.

DERMAKU 4.5 – Lufton shumë në ajër dhe deri diku ia del me një bishë si Zhiru. Megjithatë, shpesh shfaq pasiguri kur ka topin në këmbë dhe kërkon të nxjerrë skuadrën përpara.

hysaj

HYSAJ 4.5 – Vuan së tepërmi me një kundërshtar si Mendi, ndërsa sforcohet në fazën sulmuese dhe konfirmon se e ka më të thjeshtë për të qenë ai që njohim të gjithë kur skema është me katër mbrojtës.

Trashi (82′) pa notë.

gjasula shqiperi france

GJASULA 4.5 – Një pjesë e parë zhgënjyese. Grizman e çorodit me lëvizjet sa në krahë dhe në qendër. E merr veten në pjesën e dytë, duke rritur rendimentin në lojë.

QOSE 4 – Reja i dha një shans të artë dhe korçari duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Nuk u përshtat në mesfushë, ndërsa ka përgjegjësi në mbulimin e Grizmanit te goli i dytë.

Memushaj (46′) 5.5 – I jep frymëmarrje skuadrës dhe nxjerr në pozicione shënimi Balajn e Manajn. Ndoshta duhet ta niste titullar, por shpenzoi shumë energji ndaj Andorrës.

lenjani

LENJANI 4 – Thuajse i padukshëm në fushë. Dy-tri herë tentoi të merrte krahun e majtë, por ia bëri mision të pamundur kundërshtari që kishte.

Roshi (46′) 5.5 – E nis me marshin e duhur, por nuk i bën dëm Francës. Një lojtar i domosdoshëm, por që skema e Rejas e penalizon.

MANAJ 4.5 – Lufton shumë, por është gjithnjë larg portës. Ndaj Varan dhe Lengle e ka thuajse të pamundur.

balaj shqiperi francee

BALAJ 4.5 – Thuajse nuk shërbehet asnjëherë. Detyrohet të kthehet dhe të bëj “spondë” për Manajn.

76952114_2446456855453529_3534178285497876480_n

Trajneri Edi Reja 4 – Vazhdon të jetë stoik i skemës me 3 mbrojtës, por rezultatet nuk janë me të. Pas lënies së dy pikëve ndaj Andorrës, mund të kishte bërë më tepër kundër Francës me vendosjen në fushë të skuadrës. Një zot e di pse një lojtar shpërthyes si Roshi, që është njeriu-asist në Kombëtare, duhet të qëndrojë në stol dhe të futet në fushë vetëm atëherë kur skuadrës i duhet domosdoshmërisht të sulmojë.

Related posts

“ME KOCKA TË THYERA PAS DERBIT”/ Trajneri Pioli: I tregojmë vlerat Juventusit!

Delo.autor

E TRISHTË/ Vetëm 23-vjeç, ndërron jetë lojtari kroat pasi pësoi një atak në zemër në stërvitje

Delo.autor

A do të përdoret VAR-i në Botërorin e Rusisë? Presidenti i FIFA-s jep këtë përgjigje

Q.Autor

Leave a Comment