Futboll Sport

“PABUKSA”/ Dritan Shakohoxha sulmon tifozët kuqezi: Më mirë shikojeni në shtëpi se nuk jeni në sallë komedie

Dritan Shakohoxha vijon sulmet ndaj tifozërisë shqiptare.

Edhe pse Shqipëria ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Francës në takimin e fundit të kualifikueseve të Europianit, Shakohoxha i ngarkon përgjegjësi për humbjen edhe tifozëve kuqezi që mbushën stadiumin.

Pikërisht në “Air Albania”, atje ku u inagurua edhe stadiumi i ri, megjithëse jo me shijen e mirë të rezultatit.

Gjatë transmetimit të ndeshjes në “Supersport”, ai tha se tifozëria e pranishme nuk e meritonte ta ndiqte ndeshjen në stadium.

“Nuk e kuptoj këtë qetësi të madhe të tifozëve. Ata kanë ardhur këtu për të mbështetur Kombëtaren, por për hir të së vërtetës nuk po e bëjnë. 

Kjo nuk është një sallë për opera apo komedi, që të reagosh vetëm në një moment kulminant të një batute. Të kishte një biletë kundër Francës ishte fat, pasi kishte shumë interesim të madh. 

Përveç tifogrupeve, pjesa tjetër ndoshta duhej që ta shihte më mirë në shtëpi ndeshjen, pasi këtu, nuk po bëjnë zhurmën e duhur”, ka thënë mes të tjerave në komentim Shakohoxha i cili më herët ka përdorur edhe epitetin “pabukësa”.

Related posts

PAS 3 MUAJ NGA SHKARKIMI I TOTTENHAM/ Pochettino, një telefonatë larg skuadrës së re

Delo.autor

“NE DO TË KTHEJMË FAQE”/ U eliminuan në mënyrë të turpshme, senatori i Realit reagon për herë të parë

Delo.autor

E KRAHASOJNË ME MICHAEL JORDAN/ Në kampionatrin kroat krenohen me mbrojtësin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment