Futboll Sport

“KAM DHËNË SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Sadiku: Prisja ftesë nga Kombëtarja…

Gol historik në Europi an. Pjesëmarrje në gru pet e Europa Ligës. Champions të tentuar me Legian për t’u futur në grupe dhe së fundmi ëndrrat janë për kompeticione të rëndësishme në një tjetër kontinent. Bëhet fjalë për Armando Sadikun, që është shqiptari i parë i cili luan një ndeshje kualifikuese drejt grupeve të Kupës Libertadores, “Champions”-it të Amerikës Latine. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi kuqezi tregon se ende nuk e ka marrë një ftesë nga Kombëtarja, ndërsa shton edhe objektivat, jetesën në Bolivi dhe futbollin amerikano-latin.

Sadiku, i pari shqiptar në Kupën Libertadores, si ishte?

Në fakt, debutimi në këtë kompeticion ishte diçka shumë e bukur dhe realisht e veçantë. Ndjesi që unë nuk e kisha përjetuar më përpara. Pata fatin që të luaja disa minuta, edhe pse nuk ia dola që të shënoja. Për ne ishte një ndeshje shumë e rëndësishme pasi humbëm sfidën e parë dhe duhet ta përmbysnim, duke qenë se klubi ka objektiv pjesëmarrjen në Kupën Libertadores. Jam shumë i gëzuar për fitoren dhe tani kemi ndeshjen e “play off”-it, që edhe nëse nuk ia dalim të shkojmë në Kupën Libertadores, mund të luajmë në Copa America.

Europa Ligë, Champions dhe gol në grupet e Europianit. E plotëson ëndrrën tuaj futbollistike pjesëmarrja në Kupën Libertadores?

Është vërtet një ëndërr. Kam luajtur në kualifikuese Champions-i, grupet e Europa Ligës me Zyrihun dhe Europiani e çdo emocion me Shqipërinë. Po të luaja edhe në këtë kompeticion, do të ishte e mrekullueshme. Kjo, për faktin se përballesh me ekipe shumë të mëdha, braziliane, argjentinase, kolumbiane, nga Ekuadori etj. E kemi këtë mundësi që ta arrijmë, do të punojmë fort dhe të bëjmë më të mirën përballë Xhuniors, një ekip nga Kolumbia. Shpresoj që të kualifikohemi për të realizuar jo vetëm objektivin, por edhe një ëndërr personale.

Do të jeni në ndeshjet e Kombëtares?

Nuk e di. Deri tani nuk e kam marrë ftesën.

Ju a e prisnit një ftesë nga Kombëtarja, edhe pas kalimit në Bolivi?

Normalisht që po. Kam dhënë shumë për Kombëtaren dhe dua që të vazhdoj të jap deri në fund të karrierës sime, sepse përtej së gjithash, është një ndjenjë e veçantë. Unë mund të them se do të jem gjithmonë i gatshëm sa herë që trajneri do të më thërrasë në ekipin kombëtar.

Related posts

SFIDA NDAJ BYLIS-IT/ Trajneri Martini merr lajmin e keq, dëmtohet mbrojtësi Arapi. Ja gjëndja e tij…

Delo.autor

Jamie Redknapp: ”Mourinho duhet të blejë Bale, Wilshere të ikë nga Arsenali”

Sadik.Autor

NDESHJA KUNDËR BAYERNIT/ Mesfushori i Liverpoolit merr pilulë përpara sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment