Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Qeveria britanike habit me këshillat për tifozët: Kujdes nga hajdutët në Kosovë, mos pini ujë çezme

Para përballjes me Kosovës në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, qeveria britanike e ka publikuar një doracak udhëzimesh për tifozët anglezë që do të udhëtojnë për ta përcjellë këtë ndeshje.

Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Shkaku i kësaj ndeshjeve, qeveria britanike e ka publikuar në faqen zyrtare një doracak për tifozët që do të udhëtojnë, të përgatitur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e udhëzimeve teknike për udhëtimin, pasaportat e gjëra të tilla, në këtë artikull janë publikuar edhe disa udhëzime për tifozët gjatë kohës sa janë në Prishtinë.

“Parkingu rreth stadiumit s’lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë, edhe pse disa automjete mund të mos jenë në gjendje të mirë”, shkruhet në udhëzimin e Britanisë së Madhe.

“Ju duhet të qëndroni të paktën në të njëjtën nivel të vetëdijesimit si në Britani të Madhe. Si në çdo qytet tjetër, kini kujdes nga hajdutët në aeroporte, rreth qendrës së qytetit dhe kur përdorni transport publik – mbani vetëm çka ju nevojitet dhe lini gjërat e vlefshme në hotel”.

“Uji në çezme s’është i pijshëm në Prishtinë”.

“Shkoni në stadium herët. Kushdo që është i pirë nuk lejohet brenda në stadium. Çadrat nuk lejohen në stadium, kështu që, nëse bie shi, rekomandoheni të vishni mushama. Pirja e duhanit s’lejohet brenda në stadium”.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Kroacia për “hakmarrje” me Spanjën, formacionet zyrtare

F.autor

PAS 6 SEZONESH ME KAMPIONËT E EUROPËS/ Sulmuesi i Liverpool drejt Serie A tek…

Delo.autor

MYSAFIR I PAFTUAR/ Qeni i policisë futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment