Futboll La Liga Sport

ËSHTË NJË DËSHIRË E MADHE E CONTES/ Flet mesfushori Vidal: Largohem nga Barcelona nëse…

Arturo Vidal nuk po kalon një moment shumë të mirë te Barcelona, teksa nuk po gjen shumë minuta te katalanasit.

Mesfushori kilian vlerësohet nga Valverde, por nuk e konsideron atë të domosdoshëm në projektin e skuadrës.

Pikërisht kjo situatë e ka sjellë pakënaqësi te futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Nëse nuk ndihem i rëndësishëm, në janar ose në fund të sezonit më duhet të gjej një zgjidhje për tu bërë protagonist. Do doja të qëndroja këtu përgjithmonë, por duhet të jem objektiv dhe ta jetoj atë nga dita në ditë.”, theksoi kiliani.

Interi prej kohësh interesohet për futbollistin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit Konte. Pikërisht edhe nga intervista e fundit kuptohet që lojtari po mendon largimin, dhe zikaltërit duhet të nisin sulmin e tyre nëse duan ta kenë në ekip.

Related posts

MBI TË ARDHMEN E YLLIT TË KAMPIONIT TË BOTËS/ Trajneri Pochettino: Mbappe? Ne duam ta mbajmë, por…

Delo.autor

RIKTHEHET TË FLASË PËR SHERRIN ME SADIO MANE/ Flet Salah: Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit…

Delo.autor

DIKUR ISHIN SHOKË SKUADRE TEK KLUBI ITALIAN/ Prandeli dëshiron me ngulm në janar ish-lojtarin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment