Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Firma çështje orësh, ylli i Manchester City-t dhurata e… Barcelonës

Te Barcelona e kanë bërë thuajse të kryer trans ferimin e Ferran Torresit nga Mançester Siti. Ka qenë gazeta pranë Barcelonës, “Sport”, e cila ka dhënë lajmin, duke konfirmuar se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjithçka pritet të finalizohet në orët në vazhdim, me sulmuesin 21-vjeçar i cili do të lërë Sitin pas vetëm një sezoni për t’u kthyer në Spanjë, këtë herë me fanellën e Barçës.

Ferran Torres u transferua nga Valencia te Mançester Siti për shumën e 25 milionë eurove, ndërsa me kalimin e tij nga “Qytetarët” te Barça, Siti pritet të përfitojë më shumë se dyfishin e shumës. Torres ka qenë një nga emrat që trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, e ka kërkuar me ngulm për në merkaton e janarit duke parë emergjencën në repartin e avancuar të katalanasve.

SHIFRAT E TRANSFERIMIT – Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, por në Spanjë kanë dhënë edhe shifrat e transferimit të Ferran Torresit nga Siti te Barça. Sipas “Sport”, të mërkurën Barcelona i ka dërguar një ofertë zyrtare Sitit prej 55 milionë eurosh, të cilave u shtohen dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh e përfitimesh. Fillimisht Barça i kishte dërguar dhe dy oferta të tjera prej 45 dhe 50 milionë eurosh të refuzuara nga Siti. Por, me ofertën e re në total prej 65 milionë eurosh, Barcelona duket se e ka bindur Sitin të lejojë largimin e lojtarit. Kujtojmë se klubi anglez kishte caktuar një çmim prej 70 milionë eurosh për sulmuesin 21-vjeçar.

ZYRTARIZIMI – Oferta më e fundit e Sitit e ka bindur Mançester Sitin të lëshojë pe. Por marrëveshja nuk është konkretizuar ende pasi mungojë disa detaje për t’u mbyllur mes palëve. Më së shumti këto janë çështje burokratike, pasi palët kanë rënë dakord që gjithçka të mbyllet përpara Krishtlindjes.

Related posts

“TANI FUTBOLLI NUK ËSHTË PRIORITET”/ FIFA: Do të luajmë kur të jemi të sigurtë

Delo.autor

Zidane: Ronaldo? Është më i motivuar se kurrë më parë!

Q.Autor

KUPA E ITALISË/ Dybala ndëshkon Udinesen me një goditje perfekte nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment