Ekskluzive Futboll La Liga Sport

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati nuk po gjen hapsirë tek Barcelona, ja shkaku

“Risia” e re e Barcelonës, Ansu Fati e ka të vështirë të marrë minuta për ekipin e parë javët e fundit, megjithë humbjen e Kupës së Botës U-17 për të zënë një vend në skuadrën e parë blaugranas.

Sulmuesi, i cili pati një fillim të bujshëm të sezonit me dy gola dhe një asistim në tre ndeshjet e tij të para, do të thirrej në skuadrën e Spanjës për këtë turne. Por ai zgjodhi të mos luante pasi klubi i tij theksoi rëndësinë e tij për ekipin e parë dhe i duhej atij për “El Clasico” që duhej të luhej në 26 tetor. Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar siç e kishin planifukuar për Fati.

Për “xhevahirin” bëhet e vështirë për të gjetur minuta në ekip. Që nga fillimi i Kupës së Botës në Francë më 19 tetor, Barcelona ka luajtur gjashtë ndeshje zyrtare. Ai ka marrë pjesë në katër prej atyre ndërsa ishte në stol për pjesën tjetër. Katër paraqitjet e tij kundër Valladolid, Levante, Slavia Prague dhe Celta Vigo kanë dhënë gjithsej 158 nga 540 minutat e mundshme që është vetëm 29 përqind e kohës totale të lojës. Ai nuk arriti të shënojë ose të asistojë në ndonjë nga ato ndeshje.

Ishte e njëjta histori me skuadrën e Spanjës U-21.

Gjatë thirrjes së tij të parë, Fati nuk arriti të luante më shumë se dhjetë minuta për skuadrën e Robert Moreno.

Skuadra U-17 e Spanjës, e cila humbi ndaj Francës 1-6 në ndeshjen e tyre të fundit, me siguri mund të kishte zëvendësuar dikë me Ansu Fati. Talenti i Barcelonës, ndërkohë e ka të vështirë të punojë vetë në planin e Valverdes, pavarësisht ndeshjeve të fundit.

E gjithë kjo ka ngritur disa pyetje në lidhje me trajtimin e situatës nga Barcelona.

AlpeSport.al

Related posts

E frikshme/ Ja se si ultrasit rusë po përgatiten për Kupën e Botës (VIDEO)

Sadik.Autor

E BURGOSËN/ Verrati pas arrestimit nga POLICIA: Jam penduar, doja të jepja…

Isa.Autor

Arsenal me “hedh” shikimin në Manchester, kërkon transferimin e mbrojtësit nga “Old Trafford”

Q.Autor

Leave a Comment