Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Paga do prekë 7 milionë euro në vit, rinovon titullari i Juventus…

Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Leonardo Bonuçin, në orët e ardhshme do të vijë konfirmimi edhe për portierin Vojceh Shezni, por gjithashtu edhe për Huan Kuadradon.

Gjithsesi, i pari që do të thirret në zyrë nga zëvendëspresidenti Pavel Nedved do të jetë portieri polak, i cili do të nënshkruajë një zgjatje kontrate deri në vitin 2024, ndërkohë që paga e tij do të nisë nga 4 milionë euro në sezonin e parë (2020-2021) dhe do të prekë kuotën 7 milionë euro neto në sezon, në vitin e fundit të kontratës.

Ndërkohë, për mesfushorin ofensiv kolumbian, Kuadrado, marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022, me opsion për zgjatjen e akordit deri në qershor 2023.

shezni

Related posts

JO VETËM BARCELONA/ Por edhe tre skuadrat e mëdha italiane në gjurmët e yllit të Lyon

Delo.autor

Ylli i Botërorit/ Portieri i ri i REALIT merr lajmin e shumëpritur, sonte pritet të…

Isa.Autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Irlanda ndan pikët me Zvicrën dhe vazndon në krye

Delo.autor

Leave a Comment