Futboll Premier League Sport

SITUATË E PAKËNDSHME TEK ARSENALI/ Granit Xhaka kërkon: Kam ende një kontratë me ta, do të isha i lumtur nëse…

Situata aspak e këndshme tek Arsenali, ka bërë që Granit Xhaka të humbasë durimin, pasi ka mbetur jashtë ekipit dhe nuk mund të luajë.

Ngjarja e ndodhur para një muaj, ku Xhaka reagoi ashpër ndaj kontestimeve të tifozëve, duket se po i kushton mesfushorit. Që nga ai moment lojtari nuk është grumbulluar nga trajneri spanjoll Unai Emeri.

Xhaka tashmë kërkon të kthehet në fushë. “Jam i qartë se si duhet të vazhdojë situata dhe Arsenali e di këtë. Kam ende një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur nëse kthehem në klub. Kështu mund të zgjidhen problemet. Do të ketë zgjidhje, pasi nuk mund ta pranojë këtë që ka ndodhur “, shprehet Xhaka.

Kujtojmë se të shumta janë lajmet që aludojnë se lojtari do largohet në janar, në drejtim të Italisë, pasi kërkohet nga Milani.

Related posts

KTHESË E RËNDËSISHME PËR MESFUSHORIN/ Real Madrid “BLINDON” një talent, i mbyll dyert Romës

Isa.Autor

KANË TAKUAR FAMILJARËT E NJËRI TJETRIT/ Oriola Marashi dhe Eros Grezda do të fejohen shumë shpejt

F.autor

NGA LIMONAT NË ZYRË TEK ILAÇI E RROBAVE/ Ja 7 gjërat që nuk dini për njeriun e momentit Pochettino

Delo.autor

Leave a Comment