Futboll Sport

EURO 2020/ Ronaldo me shokë festojnë kualifikimin në Luksemburg, Serbia ndalet nga Ukraina

Janë luajtur para pak minutash dy ndeshjet e fundit në grupin B, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Portugalia ka mposhtur me rezultatin 2-0 Luksemburgun në transfertë, në një ndeshje aspak të lehtë për luzitanët. Ishte Bruno Fernandes i cili i dha avantazhin të tijve, teksa realizoi në minutën e 39’, pas një pasimi shumë të mirë të marrë nga Benardo Silva. Vendasit rrezikuan disa herë portën e Portugalisë, por nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit. Ishte i zakonshmi Ronaldo që i vuri kapakun kualifikimit, teksa shënoi në minutën e 86’, pas  një topi të ngelur në zonë.  Me këtë fitore luzitanët ia dolën të kualifikohen, duke lënë në shtëpi Serbinë.maxresdefault (1)

Pikërisht këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 me Ukrainën. Tadiç në minutën e 9’ dhe Mitroviç në minutën e 56’, ishin autorët e golave për serbët. Ndërsa për Ukrainën shënuan Jaremshuk në minutën e 33’, dhe Besiedin në minutën e 93’.

Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Ukraina kualifikohet si e para e grupit me 20 pikë dhe Portugalia e dyta me 17 pikë, ndërsa Serbia e mbyll në vendin e 3-të me 14 pikë.

Related posts

Ventura: Për momentin nuk do të drejtoj ndonjë klub në Seria A

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer me dy përforcime ekstra, rikthehen në ekip…

Delo.autor

Roma-Liverpool, verdhekuqtë besojnë në mrekullinë e dytë në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment