Futboll Shqipëri Sport

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ “Wembley i Ballkanit” hap dyert për tifozët e parë… 1 mijë policë në gatishmëri

Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do të inaugurojë stadiumin e ri përballë kampionëve të botës, sfidë që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve.

Kuqezinjtë nuk do të kenë presion e rezultatit, pasi shpresat për kualifikim u shuan që në Turqi, por sonte do të tentojnë që ta nisin me këmbën e mbarë në stadiumin e ri. Por, 90′ nuk do të jenë të lehta, kur mendon se përballë do të jenë as më pak dhe as më shumë, por kampionët e botës.

Kjo është ndeshja e parë ku kombëtarja kuqezi do të luajë në ‘Air Albania Stadium’. Duke qenë se kjo është hera e parë për tifozët dhe nuk e njohin mirë stadiumi, FSHF-ja ka menduar që të angazhojë 150 studentë nga Akademia e Sporteve që do të orientojnë tifozët të zënë vendin e tyre shkallët e stadiumit.

Bëhet me dije se tifozët do t’i nënshtrohen dy kontrolleve. Së pari nga Policia e Shtetit, disa metra larg nga hyrja e stadiumit dhe më pas nga policët provat, që janë 360 të tillë.

Related posts

TELENOVELA “PLESHTI”/ “Shkundet” Messi dhe babai i tij, ja dy hapat e rëndësishëm

Delo.autor

FITORE ME GOLEADË/ Manchester City “shkarkon artilerinë” në “FA Cup”

Delo.autor

RUSI 2018/ Gjykimi ndaj Zvicrës, FIFA e mban sekret nga Brazili audion e VAR-it

Sadik.Autor

Leave a Comment