Futboll Sport

NJË MAKINERI E VËRTETË “LUFTE”/ Levandosvki është “monstruoz”, nuk do ta besoni sa gola ka shënuar në 4 muaj

Dakord lartësimi i Leo Mesit, dakord përkëdheljet ndaj Kristiano Ronaldos, por më pas është e gjithë bota përreth. Mjafton të dish të shohësh dhe të arsyetosh. Është për shembull njëfarë Robert Levandovski, një makineri e vërtetë lufte, një vrasës serial në zonën e rreptësisë për “Top të Artë”.

ÇMENDURI

Mbrëmjen e së martës, kundër Crvena Zvezdës, sulmuesi polak ka shënuar 4 gola në 14 minuta e 31 sekonda, mes 53′ dhe 67′, duke u bërë futbollisti i parë që shënon “poker” në Champions me dy fanella të ndryshme: të martën në “Marakana” për Bajernin e Mynihut dhe në 2013- ën me fanellën e Borusias së Dortmundit kundër Realit të Madridit.

Gjithçka e lehtë për kampionët e Gjermanisë, të cilët triumfuan 6-0 në Beograd dhe “momenti magjik” u zgjat për bomberin polak. Nuk është arkivuar ende muaji nëntor dhe jemi në kuotën e 31 golave të shënuar. Një bilanc monstruoz dhe jemi ende në muajt e parë të sezonit 2019-2020.

GOLASHËNUES SERIAL

Në Bundesligë ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje, duke e gjetur rrugën e golit gjithnjë në 11 takimet e para (3 dopieta dhe një tregolësh kundër Shalkes), duke munguar në apel vetëm në javën e fundit kundër Dyseldorfit (por shërbeu asistin e 4-0 për Kutinjon). Ka shënuar gjithnjë në Champions: veç katër golave në Boegrad, u shënoi një tjetër serbëve në Mynih, 3 në dy ndeshjet me Olimpiakosin dhe 2 me Totenhemin.

leva

I shtojmë më pas golin në javën e parë të Kupës së Gjermanisë kundër Kotbusit. Në 20 ndeshje në total me klubin këtë sezon, nuk ka shënuar në vetëm 3 (Bajerni humbi Superkupën e Gjermanisë 0-2 ndaj Dortmundit). Pastaj vjen kombëtarja, me të cilën ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje kualifikimi në Euro 2020. Në total bëjnë 31 gola në 22 ndeshje. Prandaj themi se histeria kolektive (e tifozëve dhe mediave) do të çmendej nëse një bilanc të tillë do ta kishte për shembull CR7…

FITORET 

Levandovski nuk e ka fituar kurrë “Topin e Artë” dhe ndoshta do ta mbyllë karrierën pa i fikur asnjëherë qirinjtë mbi tortë. Por aftësitë e tij finalizuese nuk janë një surprizë e momentit.

Në 13 sezone, sulmuesi i cili nga viti 2011- 2017 shpallet lojtari i vitit në Poloni ka realizuar 383 gola me klubin dhe 61 të tjerë me klubet, si 7 kampionatet e fituara në dekadën e fundit (dy me Borusian e Dortmundit dhe pesë me Bajernin). I mungon Champions-i, të cilit i shkoi fare pranë në 2013-ën, por Borusia humbiste 2-1 në finalen e “Wembley”-t në minutën e 89-të kundër Bajernit.

Related posts

PAS DY MUAJSH NGA ZHGËNJIMI NË “US OPEN”/ Rrëfehet Djokovic: Ja pse vendosa të luaj në Paris

Delo.autor

5 TALENTET që mund të marrin vendin e MESSI-T dhe RONALDOS

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Përfundon aventura e Maradonës tek Gimnasia, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

Leave a Comment