Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KJO I NDODH EDHE SULMUESVE MË TË MIRË NË BOTË”/ Sulmuesi Broja: Si të mos jem i lumtur, kur…

Armando Broja është duke kaluar një sezon shumë të mirë me Viteshen në Holandë, aty ku është i huazuar nga skuadra e Çelsit. Sulmuesi i Kombëtares, ka arritur të shënojë 10 gola në kampionat për Viteshen, duke u bërë kështu një nga lojtarët kryesorë të kësaj skuadre. Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Broja ka thënë se ai nuk mund të mos jetë i pakënaqur me formën e treguar, ndonëse shton se qëllimi është të shënojë sa më shumë.

“Jo çdo rast i krijuar shënohet gol. Në futboll ndonjëherë është i nevojshëm edhe fati. Ka raste kur na mungon edhe përvoja në ndeshje të mëdha. Është e qartë që duhet të jemi më efikasë. Këtu jam për t’u rritur si lojtar, për të fituar përvojë. Nëse shikojmë si po ec, nuk mund të them se jam i pakënaqur. Megjithatë unë gjithmonë kërkoj më shumë.

Jam duke mësuar shumë gjëra në këtë sezon. Kam shënuar shumë në futbollin e të rinjve. Vitin e kaluar arrita në 30 gola. Tani është më e vështirë. Kam pasur edhe një krizë të vogël pasi kisha 6 ndeshje pa shënuar gol. Kjo u ndodh edhe sulmuesve më të mirë në botë. U ndjeva mirë kundër Ajaksit në finalen e Kupës kur dhashë asist për Opendën. Por padyshim që sulmuesi kërkon të shënojë. Ky është fundi i sezonit. Në çdo kampionat shikon luftëra të mëdha. Do luftojmë deri në fund për një vend në Champions ose në Europa Ligë.”, tha Broja.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Modric realist: Barazuam me një gol me fat, ata ishin më të…

Delo.autor

TJETËR PROVË E KALUAR NGA BROJA/ Sulmuesi i Shqipërisë dominon dhe shënon me Vitesen

Delo.autor

VAZHDOJNË SULMET NDAJ AVOKATIT MORLA/ Vajza e Maradonës: Je me shumë fat. Ne paguajmë borxhet, ti…

Delo.autor

Leave a Comment