Futboll Sport

FESTA SJELL MAKTHE PËR SHORTIN/ Italia “dridhet” dhe tani rrezikon Mbappen dhe CR7

Të parët në grup… 10 fitore në 10 ndeshje të mundshme… Kokë grupi në shortin e “Euro 2020”… Të 13-ët në renditjen FIFA (+2 pozicione nga muaji tetor) dhe të 8-ët në renditjen UEFA (ky pozicion garanton të qenit kokë grupi edhe në shortin për Botërorin “Katar 2020”, por ka ende një vit kohë)…

Të gjitha këto shifra duken ekzaltuese, aq më shumë kur bëhet fjalë për Italinë, e cila dy vite më parë përjetonte një dramë, si mospjesëmarrja në Botërorin rus, por ndoshta edhe pas gjithë kësaj “bukurie” mund të fshihet një makth i vërtetë prapa. Pikërisht kështu, sepse pavarësisht lodhjeve të mëdha dhe punës së shkëlqyer të bërë nga Roberto Mançini, Italia tani mund të rrezikojë një grup ferri, në shortin e datës 30 nëntor.

Italia

Arsyeja është se kundërshtarë të fortë dhe të rrezikshëm, të tipit si i Kristiano Ronaldos dhe Portugalisë së tij kanë përfunduar në vazon e tretë (në të njëjtën vazo ndodhet edhe Holanda që rikthehet e uritur në një Europian pas 7 vitesh mungesë), ndërsa Franca është në të dytën. Dhe sigurisht që sikur kjo hipotezë të bëhej realitet, pra që Italia të kapte Francën e Kilië Mbapesë (kampione e botës në fuqi) nga vazoja e dytë dhe luzitanët e Ronaldos nga e treta (ose Holandën), plus një skuadër mes fitueseve të “playoff”-eve të Ligës së Kombeve, pa dyshim që ky skenar do të ishte një tragjedi e vërtetë për Roberto Mançinin dhe futbollistët e tij, pas këtyre eliminatoreve të mbyllura mes shumë elozheve dhe një autoreklamimi të madh, lidhur me brezin e ri dhe të talentuar që “Axurrët” kanë vënë në vitrinë në dy vitet e fundit.

Euro2020

SHORTI 20+4 

Le t’i qartësojmë pak gjërat. Në shortin e 30 nëntorit, në Bukuresht (Rumani), do të marrin pjesë 20 skuadrat e kualifikuara nëpërmjet grupeve (2 të parat e secilit), plus 4 kombëtare “X”. 4 emra janë ende të panjohur, si rrjedhojë e zhvillimit të “play-off”-eve të Ligës së Kombeve, ku ato që do të presin biletën, do të jenë fitueset e secilës prej 4 ligave të kompeticionit më të ri të kombëtareve, i cili bëri debutimin në sezonin e kaluara.

VAZOT KOMPLETE 

Nga mbrëmë janë njohur të 20-ta skuadrat e kualifikuara direkt për në “Euro 2020”, teksa vazoja e parë është e formuar nga Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina, Spanja e Gjermania. Në të dytën janë Franca, Zvicra, Kroacia, Polonia, Holanda, Austria. Në të tretën, Rusia, Portugalia, Turqia, Danimarka, Suedia e Çekia, ndërsa në të katërtën Uellsi ka arritur që të fitojë duelin e trefishtë me Sllovakinë e Hungarinë, ndërsa Finlanda ishte kualifikuar që më parë. Ndërkohë, katër vendet e lira të kësaj vazoje do të mësohen në muajin mars, kur është përcaktuar se do të luhen edhe finalet e 4 ligave të Ligës së Kombeve.

Related posts

VIKTIMË E AKSIDENTIT FATAL/ Ky është gjesti fisnik i klubit argjentinas për Emiliano Sala (FOTO)

Delo.autor

Agolli largohet nga Shqipëria, ja kush do të jetë kapiteni i ri

Sadik.Autor

SUPRIZA NË FORMULA 1/ Piloti polak Robert Kubica drejt Ferrarit

Isa.Autor

Leave a Comment