Futboll Sport

GJESTI I MADH NGA KOSOVA/ Të hënën do të zhvillohet ndeshje për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Situata e vështirë nga tërmeti në Shqipëri i ka prekur të gjithë pa përjashtime, duke futur këtu edhe botën e sportit.

Ndihma të shumta kanë ardhur nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, pikërisht për të prekurit nga tërmeti.

Së fundmi Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me federatën e basketbollit në Kosovë, kanë vendosur të organizojnë një ndeshje humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Alba-600x360

Ndeshja do të zhvillohet ditën e hënë, dhe të ardhurat nga kjo ndeshje do të shkojnë për familjet e prekura në Shqipëri. Një gjest ky i madh që vjen nga Kosova, të cilët edhe njëherë e tregojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Related posts

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Solskjaer: Kam vërë re se diçka ka ndryshuar tek lojtarët…

Delo.autor

Atletiko kërkon revanshin me Getafen për të siguruar vendin e dytë në La Liga

Sadik.Autor

Man City triumfon në derbi/ Aguero rishkruan historinë. Gafa e Xhakës i kushton Arsenalit

Isa.Autor

Leave a Comment