Futboll Shqipëri Sport

TRAZIRAT NË STADIUM/ MEMA në “kundërsulm”: Tifozët që shpresojnë të humbasim, s’janë tifozë. Nuk i…

Nuk ka si të jetë i lumtur trajneri i Tiranës, Ardian Mema, para ndeshjes me Luftëtarin. Numri një i stolit nuk ka marrë ende fitoren e parë në krye të kryeqytetasve. Një fitore që shpreson ta marrë kundër gjiroakstritëve. Kryepankina e bardhebluve sqaron të gjitha situatat që kanë pushtuar klubin 24 herë kampion të vendit dhe flet për gjendjen e acaruar me tifozët.

Mungesa e fitores – “Të them të drejtën e kam pritur fitoren. Ekipi ka patur raste ta marrë gjatë këtyre javëve. Ne çdo ndeshje po e përgatisim për ta fituar. Fitorja për mua është e shenjtë. Nga mënyra si i përgatis takimet nuk kemi menduar kurrë barazimet, vetëm për të fituar”.

Luftëtari – “Një rival direkt, pasi jemi me pikë ngjitur. Luftëtari ka një ekip i fortë dhe di të luajë në sulm. Kanë një ekip që të sjellin probleme. Duhet të përgatitemi mirë. Kemi mundësi për të qenë në ekuilibër dhe për ta fituar sfidën”.

Kalendari – “Kam zhvilluar vetëm një ndeshje në shtëpi dhe të gjitha kanë qenë jashtë. Vazhdojmë sërish jashtë dhe më pas vijnë ndeshjet e forta si Skënderbeu dhe Partizani. Faza e dytë ka qenë shumë e fortë, pasi kemi luajtur shumë në transfertë. Ndryshe përgatitet ekipi jashtë fushe se sa në shtëpi”.

Problemet e tifozëve Kukësin – “Në aspektin psikologjik më shumë ka ndikuar tek unë se sa te lojtarët. Futbollistët janë sensibël, ndikon dhe tek ata, pasi të luash pa tifozë është e keqe. Megjithatë, një papërgjegjshmëri e disa personave sjell dhe pasoja të tilla. Shqetësime që nuk na ndahen. Deri tani kam qenë pak i qetë dhe bashkëpunes me tifozët. I kam përmendur dhe në intervistat e tjera që kemi bërë. Duhet të bisedohet dhe negociohet. Unë kam vetëm diçka, vijnë tifozët në stadium dhe kanë dëshirë që të humbasim më lë shumë pikëpyetje nga pas. Ata nuk janë tifozë të Tiranës. Ata që veprojnë në këtë mënyrë nuk janë tifozë të Tiranës. Klubi ka boll halle të mbajë mbi shpinë dhe ata 20-30 persona që veprojnë në atë mënyrë. Mendoj se stjuartët duhet ta kishin bërë punën më mirë. Disa mund të kishin dhe gjëra me vete që mund të dëmtonin lojtarët. Ata donin që Tirana të humbiste. Mendoj se klubi duhet të marrë masa dhe personat që merren me organizimin që ngjarje të tilla të mos ndodhin”.

Akuzat për tifozët? – “Nuk mund ta lexoj ndryshe situatën. Nuk mund të futet tifozi në fushë, pasi ka mbaruar ndeshja dhe t’u thotë lojtarëve hiq bluzat. Mundet dhe të godiste dikush. Dënimet në këto situata janë 2-4 javë. Ka raste që mund të goditej lojtari kundërshtar dhe mund ta fitonte takimin kundërshtari. Ne punuam gjatë gjithë javës, kjo është pjesa që po diskutoja”.

Zgjidhja e situatës – “Kemi pasur mundësira gjatë ndeshjes për ta fituar. Trajneri të çon te porta, pastaj nuk e bëj golin unë. Aspekti psikologjik është frenues te lojtarët. Duhet të jemi më të përqëndruar para portës për të zgjidhur situatat para portës dhe ndeshjet. Mendoj se dhe një fitore mund të na lirojë shumë”.

Dëmtimet – “Turtulli është rikthyer me grupin. Blazhevski nuk është ende gati. Sulmin e kemi patur gjithë kohës të modifikuar. Kërçiku po fillon dhe rikuperohet, pas pushimit të kombëtares besoj se dhe ai do të jetë kontigjent i gatshëm”.

Related posts

TRONDITET BAYERNI/ Koman i “shtang” të gjithë: TËRHIQEM nga futbolli nëse…

Isa.Autor

RRËFIMI I SHKODRAN MUSTAFIT/ Isha i frikësuar kur Mihajloviç erdhi te Sampdoria, unë jam shqiptar, ai serb

Isa.Autor

PARTIZANI-BYLIS/ Ndizet sfida në “Air Albania”, Stenio Zhunior ndëshkon “Ballshiotë” pas 15 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment