Futboll La Liga Sport

“MUND TË GJEJË NJË EKIP MË TË MIRË SE TOTTENHAM”/ Ish-presidenti madrilen: Mourinho ishte afër Realit, por u lodh…

Zhoze Murinjo u fol shumë se mund të marrë drejtimin e Real Madridit në fillim të sezonit, pas rezultateve të dobëta që po merrnin madrilenët.

Megjithatë tashmë diçka e tillë nuk mund të realizohet, për shkak se tekniku portugez ka është emëruar në stolin e Totenhemit.

Murinjo ishte shumë afër Realit, diçka që  e pranon edhe ish- presidenti madrilen, Ramon Kalderon, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur:  “E di që Totenhemi tani është në një gjendje të keqe, por Murinjo do të gjejë atje një ekip shumë të mirë. Mendoj se portugezi vërtetë dëshironte të rikthehej te Reali, por diçka e tillë nuk ndodhi. Ndoshta ai ishte duke pritur që të thirrej, pas problemeve që kishte skuadra në fillim të sezonit. roman-calderon-revista-real-madrid_3227797

Megjithatë tashmë ai ka një mundësi shumë të mirë te Totenhemi. Nëse skuadra e Zidanit do të kishte vazhduar me rezultatet jo të mira, unë mendoj se Murinjo do të ishte emëruar përsëri në stolin e Realit. Ndoshta ai u lodh duke pritur madrilenët, dhe vendosi të marrë drejtimin e Totenhemit.

Related posts

“NUK BESOJ SE ËSHTË NË KRIZË”/ Flet Ish-drejtuesi i Chelseat: Ky është klubi që i duhet Mourinhos

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trashi humbet super sfidën, te Tirana tremb i gjithë… sulmi

Delo.autor

Skriniar ‘tremb’ tifozët e Interit, shpreh dëshirën për tu larguar drejt…

Q.Autor

Leave a Comment