Futboll Seria A Sport

“INTER ËSHTË DUKE U RRITUR”/ Flet Conte pas triumfit: Ja kujt ia dedikoj këtë fitore…

Antonio Konte është mjaft i lumtur që e mbylli me fitore ndaj Veronës, madje me përmbysje, dhe pas ndeshjes, shprehet se kjo është pjesë e rritjes për skuadrën e tij.

Tekniku i Interit deklaroi se zikaltrit janë në rrugën e duhur, dhe se 31 pikë pas 12 ndeshjesh, nuk i kishte menduar as në skenarin më të mirë.

PËRMBYSJA – Përgjigje e djemve ishte e rëndësishme, pavarësisht një ndeshje që ishte si malore për ne. Kishim përballë një skuadër që mbron një ndaj një, dhe ishte si një “digë” me njerëz. Verona bëri një ndeshje shumë të mirë, por ne treguam dëshirë për të mos pranuar më rezultat negativ. Po bëjmë diçka mjaft të rëndësishme.

RRITJE – Pati zhgënjim nga humbja me Dortmundin, sepse e kishim ndeshjen në dorë, por edhe kjo është pjesë e rritjes. Të fitosh një ndeshje, siç bëmë ne sot me Veronën, do të thotë se kemi një bazament të fort, dhe këta djem vetëm mund të rriten.

PAUZË – Jemi të lumtur, kemi 31 pikë, kaq shumë pas 12 ndeshjesh, dhe nuk e kishim menduar as në skenarin më të mirë. Luajtëm me intensitet, edhe psekemi pasur 7 ndeshje në 20 ditë. Të shkojmë në pauzën e kombëtareve me një fitore na jep entuziazëm, dhe na bën të kuptojmë se jemi në rrugën e duhur. Ia dedikoj këtë fitore sot vajzës, sepse ka ditëlindjen.

Related posts

KËRKON NDRYSHIME TË MËDHA NË EKIP/ Conte i tregon derën lojtarit të Interit, ja emri në listë

Delo.autor

XHULIO VRENOZI/ Boksieri shqiptar që po korr sukses në Milano e Londër (Video)

Delo.autor

Juventus në kërkim të talenteve, ylli portugez nën vëzhgim nga bardhezinjtë

Q.Autor

Leave a Comment