Futboll Sport

“NUK DO TË RIKTHEHEM KURRË TEK MILAN”/ Rrëfehet Berlusconi: Ju tregoj cila është ëndrra ime…

Milani është një nga klubet më të suksesshme në Europë, por edhe në botë, megjithatë në vitet e fundit po kalon një formë shumë të keqe.

Një nga personat që e ngriti Milanin në majat e futbollit është Silvio Berluskoni, i cili u largua nga drejtimi i kuqezinjve para dy vitesh. Së fundmi 83-vjeçari ka dhënë një intervistë, ku shprehet se nuk do të rikthehet asnjëherë te “Djalli”, dhe se ëndrra e tij është të arrijë suksese me Monzën.

“Milani ka qenë një dashuri e shkëlqyer për mua dhe familjen time. Megjithatë e mira është të mos kthehem më, dhe nuk do ta bëj.

Tashmë unë jam në krye të Monzës, e cila po më jep kënaqësi të madhe. Ëndrra jonë është ta ngjitim këtë ekip në Serie A. Do ishte fantastike të kishim sukses me këtë ekip.”, u shpreh Berluskoni.

Related posts

KLUBET KËRKUAN SHTYRJEN PËR SHKAK TË COVID-19/ Superkupa e Italisë nuk ndryshon, Inter-Juventus përballen më 12 janar

Delo.autor

UEFA gjobit Milanin, vetëm largimi i ‘yjeve’ shpëton kuqezinjtë

Q.Autor

NUK HARRON MANCHESTER UNITED/ Solskjaer: Ja gjesti i bukur i trajnerit norvegjez

Delo.autor

Leave a Comment