Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“INTER KA SHFAQUR INTERES PËR KUMBULLËN”/ Flet agjenti i lojtarit: Drejtuesit “Zikaltër” janë gjithmonë të…

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serinë A për këtë sezon, për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera që ka treguar në ndeshjet e kampionatit.

Për shkak të paraqitjeve shumë të mira që ka treguar, në drejtim të futbollistit kanë ardhur interesime nga disa skuadra të mëdha. Një nga skuadrat që është përfolur se dëshiron shërbimet e lojtarit është Interi, teksa diçka të tillë e ka pranuar edhe agjenti i lojtarit, Xhiani Vitali.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “FcInternews”, është shprehur se zikaltërit kanë shfaqur interes, por nuk kanë bërë një ofertë përfundimtare. “Është e vërtetë që Interi po e ndjek Kumbullën dhe po e monitoron atë. Drejtuesit zikaltër janë gjithmonë të vëmendshëm ndaj lojtarëve të rinjtë cilët premtojnë shumë për të ardhmen. Për momentin nuk ka pasur negociata mes Interit dhe Veronës, por mund të them se zikaltërit po e ndjekin lojtarin.

Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit? Është e vështirë të thuash se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit që tani. Verona është një klub serioz dhe do të bëjë vlerësimet në fund të kampionatit. Nëse do të ketë oferta për lojtarin atëherë do t’i marrin në konsideratë. Për Kumbullën interes ka nga Italia dhe Europa.

Nuk është vendosur një çmim për futbollistin, kjo për shkak se asnjë skuadër nuk ka ardhur me një ofertë të qartë që ne të nisim bisedimet.”, u shpreh agjenti i Kumbullës.

Related posts

RRËFEN NJË EPISOD/ Smertin: Shkatërrova divanin në jahtin e Abramovich, por transferimi nuk dështoi falë…

Delo.autor

Ja ndeshjet që do luhen sot në Premier League

Q.Autor

Geoffrey Kondogbia rikthehet tek Inter?

Q.Autor

Leave a Comment