Futboll Seria A Sport

INTER SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Marotta kërkon të “rrëmbejë” yllin e Premier League…

Humbja e Interit me Dortmundin, në Ligën e Kampionëve duket se trazoi disi ujërat në kampin zikaltër. Konte pas sfidës foli ashpër në drejtim të klubit, për faktin se nuk ka lojtarë mjaftueshëm dhe pa eksperiencë.

Reflektimi ka qenë i shpejtë nga drejtuesit e Interit dhe Marota ka gati surprizën e janarit, për trajnerin. Siç raporton “Sport Mediaset”, Zhirud do të jetë përforcimi i parë i skuadrës në merkaton dimërore.

Francezi do të lërë Çelsin në janar, pasi vendi i tij është zënë nga të rinjtë dhe do t’i bashkohet Interit.

Pistat e tjera janë Kulusevski dhe De Paul. Ky i fundit, sipas raportimit të mediave italiane, mund të transferohet në Milano për një shumë mes 30 dhe 35 milionë eurove në merkaton e janarit.

Related posts

Mangala largohet nga Man City, zgjedh rivalin nga Premierliga

Q.Autor

DHURON NJË ASIST “MAGJIK”/ Gjasula në formë shumë të mirë, “play maker” model në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

PATRICE EVRA I QUAJTI “BEBE” LOJTARËT E ARSENAL/ Xhaka i kthehet ashpër: Ka qenë lojtar i shkëlqyer, por…

Delo.autor

Leave a Comment