Futboll Sport

GOLAT E PËSUAR? Edi Reja flet i zhgënjyer: Shqipëria luan keq me kundërshtar të dobët!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Andorrës në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Në një prononcim për “Supersport”, tekniku italian, tha se kishte pritur më shumë nga kuqezinjtë dhe një rezultat pozitiv.

“Sigurisht që nuk e nisëm mirë që në fillim ndeshjen. Nuk më pëlqeu qëndrimi i skuadrës në fushë dhe prisja më shumë nga kjo ndeshje dhe nga rezultati.

Golat e pësuar? Ishim pak mendjelehtë dhe na vuri në vështirësi ana psikologjike. Kemi bërë paraqitje shumë më të mira dhe nuk e dija pse sot ishim shumë të qullët, të lexueshëm. E dinim që Andorra do të mbyllej dhe nuk e kuptova këtë lloj rendimenti në fushën e lojës.

Formacioni? Bare rrezikonte skualifikimin edhe pse është shumë dinamik. Kundër Andorrës doja që të provoja të tjerë futbollistë. Kishim zgjedhje të limituara sepse edhe Gjasula mungoi. Kisha lojtarë që nuk i kisha provuar dhe rrezikova pak shumë. U përshtata pak por ishte manovër shumë e lehtë në fushën e lojës. Doja diçka më shumë nga skuadra dhe nga këta lojtarë. Shpresoj t’i marr ndeshjen e radhës.

E para që bëja pas grumbullimit ishte të vija pikat mbi “i” për këtë ndeshje por nuk ndodhi. E dija që Shqipëria ka sëmundje për ekipet më të dobëta kurse me skuadrat më të forta luajmë më mirë. Jemi zhgënjyer. Ishim më ekspertë dhe më teknikë dhe shpresoja në një rezultat më pozitiv.”, tha Reja.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BATE BORISOV/ Emery bën zbulimin: Vetëm atëherë do të rikthehet Ozil

Delo.autor

Portugali- Spanjë/ Ronaldo shënon golin e parë ndaj iberikve

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ BJELLORUSISË NË “AIR ALBANIA”/ “Shpërthen” Reja: Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2

Delo.autor

Leave a Comment