Bundesliga Futboll Sport

“JE I VJETËR”/ Ja si Bayern Munich nxorri bllof Arsen Wenger

Sipas informacioneve të sigurta të “Sport Bild”, të mërkurën është zhvilluar një bisedë midis drejtuesit të Bajernit, Karl Hainc Rumenige dhe ish-trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger. Klubi gjerman duket se i ka komunikuar zyrtarisht 70-vjeçarit se ata nuk janë të interesuar për të punuar me të, pasi objektivi i tyre është të gjejnë një trajner që mund të qëndrojë gjatë në skuadër.

Duke parë moshën e madhe të Vengerit, klubi gjerman nuk është i bindur për t’i ofruar francezit një mundësi për t’i drejtuar ata. Një vendim i papritur ky, duke pasur parasysh se ditën e martë pas ndeshjes së Championsit ndaj Olimpiakosit, mediat gjermane e bënë fakt të kryer ardhjen e Vengerit në Mynih. Vetë ish-trajneri i Arsenalit tha gjatë një emisioni të “BeIN Sports”: “Trajningu është jeta ime. Sigurisht që më intereson të punoj me Bajernin”. Drejtori sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamixhiç, u shpreh pas ndeshjes ndaj grekëve se trajneri i ri do të zgjidhej me kujdes.

“Do të bisedojmë në qetësi dhe pa presion për trajnerin e ri. Hansi është për momentin i duhuri dhe ai ka të gjithë besimin tonë. Për momentin ai është numri një dhe derisa të merret një vendim tjetër, kjo temë është e mbyllur për ne”, tha Brazo. Një deklaratë që nuk u mor shumë seriozisht për momentin, por duke parë kronologjinë e ngjarjeve ditën e enjte, tingëllonin logjike. Me Vengerin larg Mynihut, gjermanët tani presin të qetë ndeshjen e radhës ndaj Borusias në shtëpinë e tyre. Skuadra tregoi të mërkurën se di të luajë dhe të zbavitet në fushën e lojës, duke marrë edhe pikët e plota. Ndryshe nga çfarë kemi parë në ndeshjet e kaluara kur kritikat për mënyrën se si interpretonte ndeshjet linte për të dëshiruar.

Related posts

FRIKËSON BARCELONËN ME DEKLARATËN/ Mesfushori Correa: Dyert tona janë gjithmonë të hapura për…

Delo.autor

LIVE/ Serbia pragmatiste e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Gattuso: Nëse nuk ndryshon, do t’ia thyej dhëmbët…

Sadik.Autor

Leave a Comment