Futboll Premier League

U eliminua nga Arsenal, Conte vijon polemikat me klubin

Antonio Conte dhe Chelsea duken përherë e më larg, të dënuar, të paktën deri në fund të sezonit, për një bashkëjetesë të detyruar. Pas eliminimit nga Kupa e Ligës, trajneri italian ka folur para gazetarëve për merkaton e dobët të klubit.

“Që nga kjo verë klubi është ai që vendos për çdo lojtar. Janë situata të ndryshme, ndonjëherë unë mund të ushtroj ndikim dhe ndonjëherë jo. Bëj punën time si trajner për të përmirësuar lojtarët e mi. Sigurisht që nuk vendos shumë për merkaton”.

Të gjitha kërkesat e ish-trajnerit të Italisë janë injoruar menjëherë nga klubi, i cili nuk e ka kënaqur as me Leonardo Bonuccin dhe as me Alex Sandro. Në afatin e merkatos së janarit ka firmosur vetëm Ross Barkley, kjo e frikëson Conten, i cili kundër Arsenalit nuk kishte asnjë alternativë në stol.

“Kur u lëndua një nga lojtarët më të mirë (Willian), nuk ishte e lehtë për ta zëvendësuar. Edhe më shumë në qoftë se ke vetëm Barkley në stol”. Një polemikë tjetër ndaj klubit që me siguri nuk do të ketë kënaqur padronin Roman Abramovich. /EDS/

Related posts

KUPA E MBRETIT/ Griezmann kualifikon Barcelonën në raundin tjetër

Delo.autor

Prezantohet blerja e bujshme e Barcelonës (FOTO)

Q.Autor

BAYERN NUK PËRMBAHET NË PJESËN E DYTË/ Dopjetë për 3 minuta e Gnabry ndaj Chelseat (GOLAT)

F.autor

Leave a Comment