Futboll Seria A Sport

OPERACIONI “FSHESA” TEK BARCLEONA/ “Katalanasit” duan të përfitojnë 332 milionë euro

Jo gjithçka është Leo Mesi te Barcelona, edhe pse duket e vështirë për t’u besuar. Vendimi i argjentinasit për t’u larguar ka frenuar disa situata të tjera në klub, sepse të gjithë janë fokusuar për ta bindur që të qëndrojë. Por Barcelona është në një pikë ku duhet të rindërtohet dhe Kuman ka dorë të lirë për të larguar futbollistët. Lista e futbollistëve që mund të transferohen nga Barcelona është e gjatë. Pas telefonatave që Kuman bëri me lojtarët duket se gjërat janë të qarta. Pavarësisht se Buskets do të qëndrojë, edhe ai nuk e ka vendin të sigurt apo të garantuar. 10 futbollistë që do të largohen janë nga ekipi i parë dhe 4 të tjerë do të vijnë nga huazimet.
barcelona
Në total, këta lojtarë bëjnë 2240 ndeshje të luajtura me fanellën katalanase, ku disa prej tyre kanë shumë eksperiencë dhe quhen si pesha të rënda në ekip. Duke marrë për bazë llogaritë e “Transfermarkt”, Barcelona ka nxjerrë në merkato 332 milionë euro. Lojtarët me më shumë vlerë në këtë listë janë Serxhi Roberto dhe Hordi Alba, respektivisht nga 40 milionë euro. Pas tyre renditen Umtiti me 32 milionë euro, Suarez me 28 dhe Rakitiç 20. Alba dhe Buskets kanë shumë shanse për të qëndruar, por ende nuk dihet. Në parim duhet të arkëtohen 332 milionë euro nga shitja e këtyre futbollistëve, edhe pse në këtë merkato të çuditshme për shkak të Koronavirusit asgjë nuk është e sigurt. Barcelona nuk do të ketë pretendime të shumta për disa lojtarë si Suarez, Vidal apo Rakitiç, kontrata e të cilëve përfundon në vitin 2021. Megjithatë, do të ketë edhe shkëmbime si ato të tipit Pjaniç-Artur.
entrenamiento-del-fc-barcelona
PROBLEMI– Por telashi më i madh për Barcelonën është fakti që disa nga futbollistët nuk duan të largohen nga klubi dhe kanë kontrata. Agjenti i Serxhi Robertos dhe i Busketsit kanë thënë se nuk do të largohen, ndërsa Alba ka kontratë deri në vitin 2024 dhe me një rrogë shumë të lartë. Është shumë e vështirë që t’i gjesh një skuadër atij, ndërsa situata me Xhunior Firpon është ndryshe. Për të ka oferta. Pike, i cili doli i pari përpara mediave pas humbjes me Bajernin për të thënë se ishte gati të largohej, duket se do të qëndrojë. Todibo mund të ketë oferta sepse është një futbollist i ri dhe ka shumë shanse për ta provuar veten diku tjetër. Në portë duket se Neto nuk do të largohet sepse Ter Shtegen është i dëmtuar. Siç thamë më parë, Suarez, Vidal dhe Rakitiç do ta përfundojnë kontratën e tyre në vitin 2021 dhe mund të jenë më të lehtë për t’u larguar. Megjithatë, edhe ata i bëjnë presion ekipit për të gjetur gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës dhe përfitimin e disa milionave euro. Me largimin e këtyre futbollistëve, Bartomeu dhe Kuman do ta kenë më të lehtë që të sjellin futbollistë të rinj në skuadër për të ndërtuar një ekip që do të tentojë të ketë sukses në Spanjë dhe në Europë. Duket se kërcënimi i bërë në njoftimin e Setienit për ristrukturim të plotë të skuadrës po bëhet realitet. Barcelona po ndryshon fytyrë…

Related posts

“TËRBOHEN KATALANASIT”/ VIDAL e ka të qartë emrin: Ja kush e fiton Championsin

Isa.Autor

Man United – WBA, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

MUAJI I FERRIT/ Lojtari i Sportingut i provon të gjitha. Penallti, të kuq dhe autogol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment