Futboll Sport

KA SHËNUAR 7 GOLA NË 4 NDESHJE ME SALZBURG/ Sulmuesi Haaland thyen rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland, ka arritur të thyej rekordin e legjendës së Realit, Raul Gonzalez dhe yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Austriaku në moshën 19-vjeçare ka arritur të shënojë shtatë gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, gjë që ka bërë të kaloi rekordin e Raulit dhe Mbappes.

Sulmuesi është duke shkëlqyer pasi ka arritur të shënojë 12 gola në kampionatin austriak dhe gjashtë asistime, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar shtatë gola.

Kjo gjë ka bërë që të fitojë vëmendjen e shumë klubeve evropiane si Real Madrid, Manchester United dhe Barcelonë, transmeton KosovaPress.

Haaland u transferua të klubi austriak para një viti dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëhet ylli i skuadrës.

Related posts

ËSHTË PARTNERJA E…/ Izabel Goulart nxjerr në pah format e saj “bombastike” në Itali (FOTOT)

F.autor

KUKËSI-SLAVIA SOFIA/ Fantastik Kuper, verilindorët e Gegës sërish në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Fundi i një epoke, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment