Futboll Kategoria Superiore Sport

U AFRUA NË VERË/ Konkurrencë e madhe në repartin e sulmit, lojtari “divorc” total me Vllazninë

Vllaznia konfirmon edhe një tjetër largim nga skuadra pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit. Ashtu siç kishte paralajmëruar gazeta dy ditë më parë, sulmuesi brazilian, Kaina Nunjes, nuk është më pjesë e shkodranëve.

Ai u afrua në verë te Vllaznia pasi kishte bërë mirë me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë Kaina e nisi shkëlqyer aventurën me kuqeblutë, pasi në ndeshjen debutuese në Laç, pikërisht në javën e parë të kampionatit, arriti të shënonte një supergol në fitoren e thellë 5- 3.

Duke parë konkurrencën e madhe në repartin e avancuar, hapësirat për 24-vjeçarin janë të pakta, teksa më shumë ka ngrohur stolin.

Edhe kur ishte në momentin e tij më të mirë, sulmuesi pësoi një dëmtim dhe riaftësimi i tij zgjati jo pak. Nga klubi shkodran nuk është konfirmuar ende nëse braziliani ka ikur si lojtar i lirë nga Vllaznia, pasi kishte një kontratë 2-vjeçare.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të vijojë karrierën në një ekip tjetër të Superiores, pasi bëhet fjalë për një qendërsulmues cilësor.

Ndërkohë, Kaina nuk është i fundit në listën e largimeve, pasi e njëjta gjë pritet të ndodhë në ditët në vijim me mesfushorin shkatërrues, Albin Sadrijaj.

Ky i fundit nuk ka pasur hapësira, pasi në pozicionin ku luan, Brdariç ka preferuar gjithnjë Krymin dhe Jonuzin. Gjasat janë që ai të huazohet në një ekip brenda vendit, por mund të prishë edhe kontratën.

Related posts

NDODH ÇUDIA/ Futbollisti i Manchester Cityt luan dy ndeshje brenda ditës

F.autor

JAVA E NËNTË/ Superiorja zbret në fushë, zbuloni arbitrat që do të vendosin drejtësi ditën e sotme

Delo.autor

Totenham në super formë dyfishon shifrat ndaj Man United (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment